Topi kerkon hetime per pasurine e zyrtareve
E Premte, 11 Korrik 2008
Hetim pasurive te zyrtareve shqiptare, qe fshihen pas llogarive bankare ne vende te ndryshme te botes. Kerkesa u be dje nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, gjate ceremonise se 5-vjetorit te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Teper kritik, kreu i shtetit kerkoi me shume pune ne verifikimin e cdo qindarke, qe zyrtaret shqiptare kane, si nje menyre me e ashper per luften ndaj korrupsionit. "Sa me shume kalojne vitet, aq me shume perfeksionohen metodat korruptive dhe aq me shume duhet te perfeksionohemi ne te gjithe per te nxjerre metoda shume cilesore, ne menyre qe te jemi efikas, qe askush qe abuzon me postet publike, te mos fshehe pasurine e tij, qofte pasurine fizike, qofte pasurine monetare, dhe realisht te futemi ne nje faze te re", kerkoi Topi. Kreu i shtetit denoi rende faktin qe shume zyrtare nuk zbatojne ligjin, nuk deklarojne pasurine dhe kane konflikt interesi. Sipas tij, nje gje e tille eshte jo vetem e denueshme por dhe e papranueshme nga shteti. "Nga modele te tilla zyrtaresh eshte e kote te presesh zbatimin e ligjit ne raport me qytetaret. Pra, kur ata nuk jane koshiente per nje detyrim, qe eshte detyrim ligjor formal qe duhet te jete edhe moral, cfare mund te prese qytetari nga keta nepunes qe ata te jene serioze ne plotesimin e detyrimeve qe ata kane ndaj ligjit", vijoi Presidenti. Kreu i shtetit kerkoi hetim per cdo rast qe behet publik, ka ndonje denoncim duhet te sqarohet e konsiderohet deri ne fund. Sipas Presidentit Topi, ka ardhur momenti qe inspektorati te krijoje raporte me te ngushta me partneret nderkombetare per te hequr dyshimet qofte per zyrtaret qe deklarojne pasurine, por dhe ata qe nuk deklarojne se nje pjese e pasurive te tyre mund te jene dhe jashte Shqiperise. "Jane institucionet ato qe prevenojne, ato qe bejne parandalimin, ne menyre qe skandalet te mos dalin pastaj ne media dhe institucionet te behen dipendente edhe te informacionit qe vjen nga mediet", theksoi Presidenti. R.Rapushi