PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

“BE s'ka interes te krijoje mure"


E Shtune, 12 Korrik 2008

"Bashkimi Evropian nuk ka nevoje te jete e rrethuar me mure, perkundrazi, eshte ne interesin me te mire te BE-se qe te kete dialog dhe bashkepunim me fqinjet e saj dhe nder ta, fqinjet e Mesdheut jane fqinjet e pare te BE-se". Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha u be dje ne nje interviste per agjencine shteterore franceze te lajmeve AFP. Intervista u krye ne prag te vizites se tij ne Paris, ku eshte i ftuar i Presidentit francez, Nicola Sarkozy, per te marre pjese ne Samitin e Vendeve Mesdhetare dhe ne Festen Kombetare te Frances.

Z. Kryeminister, si do t'i vleresonit marredheniet midis Shqiperise dhe Frances?

Marredheniet midis dy vendeve tona jane te shkelqyera. Franca ka mbeshtetur fuqishem te gjitha perpjekjet e Shqiperise per ndertimin e demokracise, te ekonomise se tregut dhe aspiraten per integrimin ne NATO dhe BE. Franca ka luajtur nje rol qendror, nga me te rendesishmit, ne stabilitetin ne Ballkan. Franca ,eshte nder te parat vende qe ka njohur pavaresine e Kosoves.

Cfare pret Shqiperia nga presidenca franceze e BE-se?

Kryeministri Berisha: Presidenca franceze e BE-se eshte shume e rendesishme jo vetem per Shqiperine, por per mbare Evropen. Franca eshte vend themelues dhe promotor i Bashkimit Evropian. Jam i bindur se agjenda e shpallur nga Presidenti Sarkozy do te arrihet dhe procesi i integrimit do te konsolidohet me tej. Ne kete kontekst, Shqiperia dhe vendet e Ballkanit Perendimor, si vende shume te interesuara per avancimin e proceseve integruese, do te kene nje dialog te hapur dhe intensiv me kryesine e radhes te BE-se, por edhe me qeverine franceze.

Iniciativa e Presidentit Sarkozy mbi Unionin e Vendeve te Mesdheut do te mbledhe ne Paris, me 13 korrik, drejtues te me shume se 40 vendeve te botes, midis te cilave dhe Shqiperia? Si e vleresoni Ju kete iniciative?

Mendoj se kjo eshte nje iniciative jashtezakonisht e rendesishme, nje ridimensionim ne kohe i iniciatives se Barcelones, nje dialog dhe bashkepunim i domosdoshem per te dy brigjet e Mesdheut dhe mbare Evropen, por i dobishem do te thosha dhe per te gjithe boten e sotme. Ky rajon eshte rajoni i zhvillimeve te medha e te gjithanshme, i shume kulturave dhe qyteterimeve, i konflikteve, pa zgjidhjen e te cilave paqja ne bote nuk mund te jete e sigurt. Kjo iniciative bashkon vende, te cilat mund te angazhohen se bashku, ne interesin me te mire te qytetareve te tyre, ne te gjitha ceshtjet e percaktuara si temat kryesore te ketij Samiti, qe jane energjia, pastertia e ambientit, ekonomia, kultura, pastertia e ujerave, dialogu edhe marredheniet politike e bashkepunimi midis vendeve. Jam i bindur se kjo eshte nje iniciative me perspektive te madhe, eshte nje takim historik qe hap nje kapitull te ri dhe te rendesishem.

Iniciativa franceze e nje Unioni Mesdhetar ka ngjallur mendime te kunderta. Ka vende qe e kane konsideruar kete projekt edhe si nje pengese per zgjerimin e projektin e ndertimit evropian. Cili eshte mendimi juaj, ju lutem?

Perkundrazi. Bashkimi Evropian nuk ka nevoje te jete e rrethuar me mure, por, perkundrazi, eshte ne interesin me te mire te BE-se qe te kete dialog dhe bashkepunim me fqinjet e saj dhe nder ta, fqinjet e Mesdheut jane fqinjet e pare te BE-se. Une mendoj se ky bashkepunim ne te ardhmen mund te kete efekte pozitive dhe mund te zgjerohet.



Nisma e perseritur

Iniciativa e Presidentit Sarkozy mbi Unionin e Vendeve te Mesdheut pritet qe te mbledhe keto dite ne Paris, drejtues te me shume se 40 vendeve te botes, midis te cilave dhe Shqiperia. Kjo iniciative shihet si shans per dialog dhe bashkepunim te domosdoshem per te gjithe boten e sotme.








Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika