PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Asambleja Parlamentare kerkoi te denohen krimet ne emer te ideologjise komuniste"


E Premte, 11 Korrik 2008

Deputeti socialist, njekohesisht anetar i delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te KE-se, Kastriot Islami, ne nje interviste per "KJ", sqaroi lidhur me ceshtjen me te debatueshme, ne te cilen eshte perfshire klasa politike, ate te hapjes se dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit. Ne analizen e tij, ish-ministri socialist bazohet pikerisht ne kerkesat e ardhura nga vete KE mbi kete ceshtje.

Mazhoranca, konkretisht PD, luan me karten qe hapja e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit vjen si kerkese e KE-se. Ne kete pike, si qendron e verteta?

Kjo ceshtje eshte diskutuar ne Strasburg nje vit e gjysme me pare. Para se t'i pergjigjem pyetjes, le te hap nje paranteze. Nje nga vendet ku kjo ceshtje eshte trajtuar negativisht eshte Polonia. Geremek ishte nje nga udheheqesit e Solidarnostit dhe tani eshte deputet i Parlamentit Evropian. Ceshtja e tij u nderkombetarizua, sepse ai nuk pranoi t'i nenshtrohej "lustrimit", nje ligj i miratuar nga mazhoranca e drejtuar nga dy vellezerit e djathte, Kazyncki. Geremek konsideron "ekstremiste dhe integraliste" veprimet e qeverise se tij lidhur me kete ceshtje. Sipas Geremek, dekomunistizimi duhet te bazohet ne tri parime: i) krimet duhet te ndeshkohen; ii) duhet qe krimet t'i gjykoje drejtesia qe te ndalohet hakmarrja; iii) e ardhja duhet te jete objektivi kryesor dhe perdorimi i historise per te qeverisur vendin. Me duhet te kujtoj gjithashtu se "modeli rumun" konsiderohet jo i pershtatshem. Shume analiste mendojne se modeli gjerman po ashtu ka shkaktuar shume probleme. T'i kthehem pyetjes. Ne sesionin e janarit 2006 te Asamblese Parlamentare te KE eshte diskutuar raporti i Goran Lindblad, deputet nga Grupi i Partive Popullore, me kombesi suedeze, raport qe mbante titullin "Nevoja e nje denimi nderkombetar te krimeve te regjimeve komuniste e totalitare". Ne sesionin e dates 25 janar 2006, e merkure, ora 15:00 pas diskutimeve eshte miratuar Rezoluta shoqeruese e ketij raporti dhe nuk ka arritur te miratohet Rekomandimi. Me tej parlamenti shqiptar ka zhvilluar nje debat per kete ceshtje ne tetor te vitit 2006. Debati ne APKE mbi bazen e raportit dhe projekt rezolutes ka qene me shume racional sesa pasionant, me shume konsensual sesa ndares, me shume perfshires sesa perjashtues, me synimin e perbashket per te kujtuar te kaluaren duke projektuar te ardhmen. Debati nuk ka degjeneruar ne sulme reciproke, as politike dhe as pragmatiste, as ideologjike e as programore, dhe aq me pak personale. Debati ka synuar dhe permes tij eshte arritur te miratohet me mbeshtetje te gjere nje rezolute, nga te gjithe grupet parlamentare, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Delegacioni shqiptar ka votuar me unanimitet rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Gjate debatit eshte bashkendare shqetesimi per nevojen e denimit te krimeve te komunizmit, po ashtu sic eshte vepruar here te tjera per te denuar te gjithe krimet e tjera te nazizmit, fashizmit dhe te te gjithe sistemeve totalitare e autoritare te se kaluares, por edhe te se tashmes. Askush nuk ka hezituar te denoje krimet sepse ato mbeten te tilla pavaresisht regjimit apo sistemit qe i aplikon. Askush nuk ka provokuar apo paragjykuar dhe askush nuk eshte ndjere i tille, targeti dhe synimi kane qene te perbashket. Nga shume diskutante eshte vene theksi ne rendesine qe marrin konkluzionet e ketij debati ne menyre qe elemente te sjelljeve te regjimeve totalitare, qofte edhe ne forme te sofistikuar, me prejardhje komuniste apo fashiste, apo gjetiu, te mos kene asnje mundesi te rimerren, te riaktivizohen apo te rishfaqen. Eshte evidentuar konkluzioni se imuniteti ndaj tyre mund te rezultoje i cenuar nga harresa. Detyrimisht nevoja e denimit publik e solemn te krimeve te komunizmit dhe distancimi i qarte nga praktikat e mentaliteti totalitar mbeten sfida per cdo vend qe kerkon te ndertoje nje demokraci te shendetshme, aq me teper per vendet ne tranzicion dhe me nje te kaluar jo te larget komuniste.

Cilat jane kerkesat e Komisionit mbi kete ceshtje?

Per te bashkendare dhe projektuar ne mjedisin shqiptar te njejten klime e analize, racionalitet e maturi, pasion e mirenjohje dhe respekt e homazh per viktimat, si ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, ne debatin ne kuvend ne vitin 2006 kam sjelle disa nga momentet kryesore te debatit dhe te rezolutes se APKE: i) Asambleja Parlamentare konkludon se te gjithe regjimet komuniste totalitare te vendosura pas luftes se dyte boterore ne vendet e Evropes Lindore e Qendrore, dhe qe ekzistojne aktualisht edhe ne disa vende te ndryshme te botes jane karakterizuar pa perjashtim nga dhunime masive te te drejtave te njeriut. ii)Nga raporti rezulton se nuk ka asnje dyshim se te gjithe krimet e kryera prej regjimeve komuniste jane justifikuar ne emer te teorise se luftes se klasave dhe parimeve te diktatures se proletariatit. iii) Asambleja Parlamentare ka bere kujdes per te evidentuar dallimin e qarte mes partive komuniste lindore me partite komuniste te Evropes perendimore, duke pranuar per keto te fundit te kene dhene kontribut ne ndertimin e demokracise ne vendet e tyre. iv) Asambleja Parlamentare sugjeron qe synimi kryesor i ketij debati te lidhet me ndergjegjesimin ne nivel nderkombetar te publikut per krimet e kryera nga regjimet totalitare ne te kaluaren me qellim qe te evitohet cdo tentative per perseritjen qofte edhe te elementeve te tyre ne te ardhmen, ne kuptimin qe nje pozicion i qarte i bashkesise nderkombetare per te kaluaren mund te sherbeje si nje reference per te ardhmen. v) Asambleja Parlamentare gjithashtu shpreh nje mirenjohje te thelle dhe respekt per vuajtjet, sakrificat e te gjithe viktimave te regjimeve komuniste, si dhe te familjeve te tyre, duke bere homazhe ne funksion te riparimit te tyre moral. vi) Asambleja Parlamentare po ashtu ben thirrje per kujdes duke qartesuar se behet fjale per denimin e krimeve te kryera ne emer te ideologjise komuniste dhe nuk behet fjale aspak per te denuar nje vend konkret, nderkohe qe ne te gjithe vendet ish-komuniste, ne nivele e intensitete te ndryshme jane kryer krime masive. vii) Me besimin e plote per rendesine e ketij debati, Asambleja shpreh besimin dhe njekohesisht ben sugjerimin se zhvillimi i nje debati racional ne nivel nacional, jo vetem politikisht nga parlamentet, do te sherbente per arritjen e nje pajtimi dhe mirekuptimi solid te bazuar mbi te vertetat historike, i cili po ashtu do te ndihmonte ne kuptimin dhe shkrimin e historise se vertete.

Cfare qendrimi do te mbaje PS mbi kete ceshtje? Do te kete nje draft te ri?

Pavaresisht se cfare ka ndodhur per konsumin ditor politik te kesaj periudhe, per interesa partiake, kryesisht te grupimeve te ndryshme apo edhe individeve, dhe njekohesisht duke qene teresisht i cliruar dhe i distancuar nga aspekti negativ i kesaj ceshtjeje, ne trajte parimore do te riartikuloja te njejtin mesazh qe kam percjell ne seancen e debateve te tetorit ne Kuvend, duke thene: "Besoj e garantoj, se po ashtu si te gjithe socialistet evropiane, socialistet shqiptare bashkendajne te njejtin vleresim e qendrim per sa i perket denimit te krimeve te komunizmit. Tashme PSSH, qysh nga viti 1991, e ka bere te qarte qendrimin e saj per diktaturen komuniste dhe krimet e kryera prej saj ne Shqiperi duke marre distance te qarte jo vetem nga e kaluara komuniste e aplikuar ne vendin tone per gati gjysme shekulli por edhe nga praktikat e mentaliteti totalitar te shfaqura jo rralle gjate tranzicionit dhe mjaft te demshme e te rrezikshme ne projektimin e demokracise ne vendit tone e sidomos ne kuader te proceseve integruese. Duke mbetur ne linje me parimet dhe frymen e rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, krahas mbeshtetjes qe do ti jepet pa asnje dyshim solemnisht nga Kuvendi i Shqiperise rezolutes se KE, propozoj qe ne mbyllje te ketij debati te ngrihet nje grup me deputete nga te gjithe grupet parlamentare per te hartuar nje dokument qe do te evidentonte vleresimin dhe qendrimin e perbashket te Kuvendit te Shqiperise ne frymen e rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes". Pikat kryesore te kesaj rezolute jane si me poshte. Kuvendi i Shqiperise a) Duke e konsideruar vendosjen, ekzistencen dhe renien e regjimit komunist ne Shqiperi, po ashtu si ne te gjithe Evropen Qendrore e Lindore, te lidhur me procese politike e ideologjike me natyre globale e historike; b) Duke qartesuar se denimi i krimeve te regjimit komunist nuk justifikon bashkepunimin me fashizmin e nazizmin dhe nuk revizionon qendrimin ndaj tyre; c) Duke qene i ndergjegjshem per pamjaftueshmerine e sensiblizimit te opinionit publik, te nje debati racional dhe te nje hetimi mbi krimet e kryera nga regjimi komunist ne funksion te nje pozicioni te qarte mbi te kaluaren, te rolit edukues per brezat e rinj dhe vecanerisht ne sherbim te mos perseritjes se tyre ne te ardhmen; d) Duke bere homazh per te gjithe viktimat dhe shprehur dhimbje e respekt per te gjithe ata qe jane gjalle e familjet e tyre dhe bere thirrje per mirenjohje te vuajtjeve e sakrificave te tyre; e) Duke ftuar te gjithe partite komuniste te distancohen qartesisht nga krimet e kryera dhe t'i denojne ato pa medyshje;

1) Denon krimet e kryera ne emer te teorise se luftes se klasave dhe parimit te diktatures se proletariatit dhe dhunimin masiv te drejtave te njeriut, burgosjet, internimet dhe vrasjet ndaj viktimave te pafajshme te kryera ne Shqiperi nga regjimi totalitar komunist; denon figuren e Enver Hoxhes si ideatori, drejtuesi dhe pergjegjesi kryesor i regjimit komunist ne Shqiperi; 2) Nxit qeverine, ne respekt te frymes evropiane dhe me asistencen e Keshillit te Evropes, te angazhohet per: i) Hartimin e nje ligji per aksesin publik te arkivave te regjimit komunist dhe per te bere transparente figuren e perfaqesuesve e drejtuesve te larte te shtetit, te institucioneve kushtetuese e publike, te drejtesise dhe te medies; ii) Krijimin e nje Qendre te Dokumentacionit per grumbullimin e fakteve, deshmive, dokumentave ne funksion te nje vleresimi realist, te drejte e etik te se kaluares gjate rregjimit komunist; iii) Hartimin e nje Programi dhe te legjislacionit perkates per trajtimin e te persekutuarve politike nga regjimi komunist; iv) Ndermarrjen e nje Fushate Masash e Veprimesh, ku te angazhohen akademiket, historianet dhe eksperte te pavarur ne funksion te percaktimit realist e te drejte te historise, te ngjarjeve dhe datave historike, te rishikimit te teksteve shkollore, te organizimit te nje dite perkujtimore per viktimat e komunizmit, te ngritjes se memorialeve ne nderim te viktimave te regjimit komunist, te organizimit te konferencave lokale e kombetare per sensibilizimin e opinionit publik, e tjere.

Si perfundim, ftoj, sidomos te ndodhur shume prane anetaresimit ne NATO dhe jo larg fitimit te statusit te vendit kandidat per ne BE, dhe kur besoj se eshte arritur nje pjekuri e mjaftueshme e klases politike, te trajtohet edhe kjo ceshtje delikate e komplekse me inteligjencen dhe frymen perkatese, por mbi te gjitha duke respektuar standardet evropiane.


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika