Koalicionet e perbera, pjese e draftit te PS per Kodin Zgjedhor
E Enjte, 10 Korrik 2008
Partite politike do te kene mundesine per te marre pjese ne koalicionet parazgjedhore. Nje alternative e tille do te mund te realizohet ne baze te aplikimit te koalicioneve te perbera, propozim ky qe pritet te parashtrohet nga Partia Socialiste ne komisionin e posacem per ndryshimet ne Kodin Elektoral. Kesisoj, socialistet do te kerkojne ne kete komision qe ne kodin e ri zgjedhor te saktesohet qe subjektet politike, pjese e gares elektorale per zgjedhjet e pergjithshme, kane te drejten te zgjedhin opsionin e perfshirjes ne nje koalicion, por i cili te jete i perbere. Edhe pse ende jo zyrtar, nje propozim i eshte bere me dije dhe Kryesise se PS-se, gjate mbledhjes se dy diteve me pare, duke marre dhe mbeshtetjen e ketij forumi. Madje, kryesia socialiste mandatoi grupin e eksperteve, i cili ka punuar prej kohesh per hartimin e nje drafti mbi ndryshimet ne kod, qe t'i shkoje deri ne fund punes per nje ceshtje te tille, duke i dhene paraprakisht mbeshtetje propozimeve qe vijne prej tyre. Por, mesohet nje nga synimet qe kupola roze kerkon te realizoje permes ketij propozimi, lidhet me zbutjen e klimes brenda kampit te majte, pas perplasjeve te shumta me ish-aleatet e saj. Por ndalur ne kete pike, ende nuk dihet se cili do te jete qendrimi i mazhorances qeverisese, do te pranoje apo do te kundershtoje aplikimin e koalicioneve te perbera ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Nderkaq, nga ana tjeter, permes ketij koalicioni, partite politike ne baze te sistemit te ri zgjedhor, atij proporcional rajonal, nuk do te jene nen nje ngjyre te perbashket, por secila prej tyre do te garoje per te marre votat e saj, e njekohesisht dhe duke treguar dhe peshen reale ne elektorat. Cdo vote do te jete e percaktuar pasi zgjedhesit do te votojne per nje subjekt te caktuar, pavaresisht se ai eshte pjese e koalicionit. Ne fund te procesit zgjedhor, numerimi i votave do te saktesojne rezultatin perfundimtar per secilin subjekt. Gjithashtu, krahas rezultateve specifike per cdo parti, do te jete dhe nje tjeter rezultat, ai i koalicioneve te perbera, duke bere te qarte per votuesit shqiptare se cili koalicion eshte fitues i gares elektorale. Po keshtu, me ane te ketij propozimi socialistet i japin mundesi partive politike, por kryesisht atyre te majta, qe te jene pjese e koalicioneve parazgjedhore, duke synuar fitoren e te majtes.
Oli Xhilaga