PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Inspektorati, Laskaj le sot mandatin fton ne ceremoni Topin dhe Topallin


E Enjte, 10 Korrik 2008

Kryetarja e Inspektoratit te Larte te Deklarimit e Kontrollit te Pasurive, Fatmira Laska, organizon sot ceremonine me rastin e pese-vjetorit te krijimit te institucionit qe ajo drejton. Ne perfundim te mandatit te saj 5-vjecar, kryeinspektorja ka ftuar ne ceremoni Presidentin e Republikes, Bamir Topi dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Pa permendur keshtu Kryeministrin Sali Berisha. Organizimi i pervjetorit te institucionit qe kontrollon deri ne qindarkat e cdo zyrtari te shtetit, do te nise ne ambientet e institucionit ne oret e para te dites. I pari qe do te mbaje fjalen eshte kreu i shtetit. Ai qe ka te drejten te dekretoje emrin e ri qe do te drejtoje per pese vitet e ardhshme Inspektoratin e Larte. Por nuk perjashtohet aspak dhe nje rikandidim i kryetares Laska ne kete institucion, duke marre parasysh faktin se vazhdimisht ajo eshte vleresuar ne drejtimin e institucionit. Nje tjeter ceremoni me e gjere, me rreth 300 te ftuar do te organizohet me pas ne ambientet e Hotel Tirana. Aty Laska ka parashikuar te ftoje, pervec Presidentit Topi e Kryetares se Kuvendit, Topalli dhe drejtues te institucioneve qendrore shqiptare, perfaqesues te institucioneve nderkombetare qe operojne ne vendin tone, ambasadore, si dhe personalitete te jetes politike e publike. Te ftuar jane dhe perfaqesues te organizmave joqeveritare. Perfundimi diten e sotme te mandatit te kryeinspektores, do te vere serish ne levizje Presidencen, e cila duhet te zgjedhe nje kryetar qe do te pasoje Lasken, apo te rimandatoje per te dyten here ate ne krye te ketij institucioni. Ligjerisht eshte Presidenti Bamir Topi, ai qe do te dekretoje kryetarin e ri dhe me pas Kuvendi do te jape apo jo perfundimisht me vote pelqimin per te. R. Rapushi

300 persona jane ftuar te marrin pjese ne ceremonine e pese vjetorit te funksionimit te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Krere te shtetit, drejtues te institucioneve dhe diplomate.

Ne 1 vit, 16 padi ne prokurori per pasurine

Vetem per kete vit, Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme kerkesen per ndjekje penale per 16 zyrtare te larte te shtetit. Ndjekje penale u kerkua per 4 zyrtare, te cilet fshehen pasurine dhe per 12 te tjere se refuzuan ta tregojne ate. Nderkohe qe, 110 zyrtare u zbuluan se kishin konflikt interesi.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika