PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Lejet e transportit behen 1 euro dhe me nje sportel te vetem


E Enjte, 10 Korrik 2008

Reforma ne thjeshtimin e lejeve dhe licencave ka perfshire edhe tarifat qe paguheshin per marrjen e tyre. Qeveria ka vendosur te aplikoje, nga dita e djeshme, tarifa 1 euro per disa leje dhe licenca ne sektorin e transportit rrugor dhe detar. Keshtu, licencat per transport nderkombetar udhetimesh, autorizimi per sherbimin ne nje linje te rregullt transportin nderkombetar te udhetareve, me autobus dhe autorizimi per sherbimin ne nje linje te rregullt te specializuar ne transportin nderkombetar te udhetareve, me autobus, vajtje-ardhje, behen nje euro. Gjithashtu, lejet per te vepruar ne linja te rregullta nderkombetare detare, lejet per ushtrimin e veprimtarise se pilotimit dhe omerxhimit, lejet per veprimtarine e terheqjes se mbeturinave te ngurta dhe vajore, ne zonen portuale behen 1 euro. Ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti, do te funksionoje nje zyre (one-stop-shop) e vetme per lejet dhe licencat. Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes po ben gati procedurat, sipas orientimit qe Kryeministri Sali Berisha dha disa dite me pare, ne mbledhjen e qeverise per lehtesimin e procedurave te biznesit per t'u pajisur me leje dhe licenca dhe autorizime. Aktualisht funksionet e leshimit te lejeve dhe licencave profesionale dhe per biznes i leshojne mbi 20 institucione, ku perfshihen ministrite dhe ente te ndryshme. Per shkak te kesaj situate procedurat shoqerohen me kosto dhe burokraci ne ushtrimin e aktivitetit te bizneseve. Licencimi eshte hapi i dyte pas regjistrimit si person fizik apo juridik per krijimin e nje enti qe do te angazhohet ne aktivitete ekonomike. Ne pergjithesi jane ministrite, te cilat mbulojne pjese te ndryshme te aktivitetit ekonomik ne vend ato qe leshojne licenca. Ne kete menyre, procedurat e licencimeve mbeshteten ne ligje te ndryshem. Paleve te interesuara u kerkohet te plotesojne nje sere hapash paraprake perpara se te aplikojne per nje licence. Disa prej ketyre hapave mund te behen nje barre e madhe financiare ne rast se mohohet dhenia e licences. Procedurat per licencim shpesh perbejne nje procedure teper te kushtueshme dhe qe u merr teper kohe bizneseve e personave te interesuar. Sipas ketij kuadri, paleve te interesuara u kerkohet te plotesojne nje sere hapash paraprake perpara se te aplikojne per nje licence.

B.Hoxha




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika