PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ndertim dhe permiresim per 150 km rruge ne fshat


E Enjte, 10 Korrik 2008

Qeveria miratoi diten e djeshme projektin e huas mes Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim ne lidhje me rruget dytesore dhe lokale ne vend. Ky projekt eshte ne perputhje me strategjine Kombetare per Zhvillimin dhe Integrim 2007-2013 dhe synon te ndertoje dhe te permiresoje rreth 150 km rruge dytesore dhe lokale. Sipas studimit te fizibilitetit te pergatitur me konsulencen e Bankes Boterore, kosto totale e tij parashikohet te arrije rreth 400 milione USD. Objekti i projektit eshte te permiresoje perqasjen ndaj sherbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nepermjet sigurimit te rrugeve te pershkueshme gjate gjithe vitit per popullsine, duke perfshire permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit dytesor rrugor dhe forcimin e menaxhimit te ketij rrjeti. Nepermjet ketij vendimi kerkohet miratimi ne parim i Marreveshjes se Financimit ndermjet Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim per financimin e pjesshem te ketij projekti me nje hua prej 20 milione USD. Sipas kesaj marreveshjeje sigurohet nje bashkefinancim i Fondit te OPEC-ut prej 15 milione dhe Qeverise Shqiptare prej 5 milione USD. Projekti pritet te perfundoj me 12 dhjetor 2012 dhe perbehet nga disa komponente kryesore. Ministria e Transporteve dhe ajo e Financave pritet te jene zbatuesit e ketij projekti.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika