PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Percaktohen rruget qe do te ndertohen ne 5 vjet


E Enjte, 10 Korrik 2008

Keshilli i Ministrave miratoi diten e djeshme strategjine sektoriale te transportit rrugor, detar, ajror dhe hekurudhor per periudhen 2008-2013 ne vend. Keshtu, qeveria publikoi te gjitha korridoret dhe akset rrugore nacionale, te cilat do te jene prioritare per t'u ndertuar gjate 5 viteve te ardhshme ne vend. Ne Planin Kombetare te Transportit propozohet dhe program investimi rrugor prej 560 milione USD per nje periudhe 20- vjecare, ndersa vetem VKM per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash per tre vitet e ardhshme pritet te kete nje kosto me te larte, rreth 520 milione euro. Buxheti i miratuar per vitin 2008 parashikon 58.4 miliarde leke investime, ndersa nga keto vetem nga financimi i brendshem eshte rreth 12.4 miliarde. Ne strategjine e transportit jane perfshire teresisht detyrimet qe rrjedhin nga zbatimi i Planit Kombetare te MSA-se. Rrjeti rrugor kombetar synon krijimin e nje sistemi transporti rajonal nepermjet ndertimit te lidhjeve te korridoreve lindje-perendim dhe veri-jug, si dhe te Korridorit Durres-Morine dhe segmenteve rrugore qe lidhen me pikat e kalimit kufitar. Prioritetet kryesore te transportit rrugor jane krijimi i nje sistemi rregullator dhe ligjor, sipas kerkesave dhe standardeve evropiane, i cili do te garantoje lehtesimin e hyrjes ne treg te transmetuesve, heqja e monopoleve ne tregun e transportit te mallrave dhe udhetareve, ulja e barrierave jo fizike, me synim permiresimin e sherbimit dhe uljen e kostos se udhetimit. Nga ana tjeter, objektivi i sigurise rrugore eshte ulja e numrit te aksidenteve nepermjet aplikimit te standardeve evropiane per te gjithe komponentet legjislative dhe institucionale, rritja e sherbimit per inspektimet teknike te mjeteve rrugore permes dhenies me koncesion te qendrave te kontrollit teknik te mjeteve rrugore. Nder prioritetet kryesore te transportit detar, jane ngritja e Administrates Detare, zhvillimi i harmonizuar i porteve mbi bazen e Master-Planeve, duke rehabilituar dhe zgjeruar infrastrukturen dhe kompletimin e privativit te sherbimeve. Po keshtu, prioritet eshte zhvillimi i Portit te Durresit, si nje port administrues toke me pavaresi komerciale. Transporti hekurudhor si komponent i rendesishem per transportin intermodal rajonal perfshin ne prioritetet e zhvillimit, ristrukturimin e hekurudhes, menaxhimin, ndarjen e infrastruktures nga operimi, mirembajtjen dhe gradualisht modernizimin e rrjetit dhe linjave ekzistuese kombetare. Ne transportin ajror, krahas arritjeve jane percaktuar dhe prioritetet kryesore si zbatimi i projektit te modernizimit te hapesires ajrore, hartimin e kodit ajror te RSH, implementimin e marreveshjes shumepaleshe, permiresimin e standardeve te sigurise dhe parrezikshmerise ne aviacion dhe zhvillimin e transportit te brendshem ajror.

Fatjona Mejdini






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika