KKRT perplasje me prokurorine
E Enjte, 10 Korrik 2008
Tirane - Thellohet perplasjet mes KKRT-se dhe prokurorise. Dje, prokuroria e Tiranes ka thirrur per te dhene shpjegime kryetaren e KKRT-se, Mesila Doda, mbi mospagimin gjobes se vendosur nga ana e Institutit te Larte te Deklarimit te Pasurive me 5 maj te ketij viti, ndaj anetarit te Keshillit Kombetar te Radiotelevizionit, Detar Hysi. Gjoba e cila mbante shumen prej 25 mije leke, mbi akuzen e "refuzimit per deklarim, mosdeklarimi, fshehja, ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike", ka sjelle thirrjen per te deshmuar ne prokurori te kryetares Doda, drejtoreshen e Burimeve Njerezore, Teuta Bakalli, si dhe sekretaren Nevila Dyrmishi. Marrja ne pyetje e anetareve te KKRT-se nuk eshte per here te pare nga ana e prokurorise. Kjo gje eshte bere edhe me pare gjate hetimeve mbi procesin e gares se frekuences ne Malin e Dajtit. Kryeprokurori i Krimeve te Renda, Olsian Cela, i cili ishte komanduar nga ish-prokurori i Pergjithshem, Thoedhori Sollaku, e kishte si zakon t'i therriste anetaret e KKRT-se ne zyrat e Prokurorise se Krimeve te Renda per t'i dhene ceshtjes ngjyrimet e nje krimi te rende qe po konsumohej nga ana e KKRT-se. Deshmite e ketyre anetareve te nesermen do te botoheshin te zbardhura ne media, te cilet ishin vene ne dijeni edhe mbi orarin e marrjes se tyre ne pyetje. Per kete fakt, prokurori u padit nga mediet per nxjerrje te sekretit hetimor. Historia po perseritet serish. Dje, Doda i ka derguar nje leter Presidentit te Republikes, Bamir Topi, ku i shpreh edhe shqetesimet e saj mbi mos kontrollin e pushtetit te prokurorise. Doda i kerkon Presidentit mbrojtjen perballe abuzimeve personale e institucionale me pushtetin e prokurorise, qe sipas saj e ka penguar te ndihet qytetare e pavarur dhe e lire ne atdheun e saj. Ajo kerkon nga Presidenti te kontribuoje ne dhenie jete te pushtetit te prokurorise, ku qytetaret behen objekt i humorit mjeran dhe meskin te kujtdo prokurori te vockel a te madh.