Titujt e pronesise drejt Kushtetueses nga PS
E Merkure, 09 Korrik 2008
Partia Socialiste do te ankimoje ne Gjykaten Kushtetuese projektligjin e miratuar ne seancen e se henes per titujt e pronesise. Nje vendim i tille u be dje i ditur, gjate nje konference shtypi, nga kryetari i Komisionit te Veprimtarive Prodhuese, Ylli Bufi. Referuar ketij ligji, socialisti Bufi vleresoi se "ligji eshte antikushtetues, pasi merr persiper te vertetoje nese jane zbatuar ligjet e meparshme, per token bujqesore dhe per shperndarjen e tokes te viteve te para pas '92-it". Sipas Bufit, zbatimi i ligjit nuk kontrollohet me nje tjeter ligj. Per Bufin, "verifikimi do te behet nga disa komisione qe varen nga prefekti, kur prefekti varet nga qeveria, duke hedhur dyshime te qarta per manipulimin e ketyre komisioneve". Per kete arsye, PS, si hapin e pare kundershtues, i ben thirrje Presidentit te Republikes te mos e dekretoje ligjin dhe ne rast te kundert, ajo do ta ankimoje ne Gjykaten Kushtetuese".