PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PD, perjashton median nga verifikimi


E Merkure, 09 Korrik 2008

Ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se u diskutua ne menyre parimore edhe ne lidhje me pastertine e figurave te drejtuesve dhe punonjesve te mediave. Mendimi i nje pjese te madhe te deputeteve te PD-se, i cili u mbeshtet edhe nga Kryeministri Berisha ishte ai i cili nuk e detyronte komisionin e verifikimit t'i bente skanerin e pastertise se figures pronareve dhe punonjesve te medieve, duke i perjashtuar ketu nga kategorite qe do t'i nenshtroheshin verifikimit. Por ligji, sipas deputeteve te PD-se, dukej te parashikonte nje klauzole, qe i jepte mundesine cdo perfaqesuesi te medies te bente vetekontrollin e figures se tij. E kunderta e ketij qendrimi paraqitej ne draftin per pastertine e figurave te depozituar ne Kuvend nga deputeti Aleksander Biberaj. Ne draftin e paraqitur nga Biberaj theksohej se pronaret, kryeredaktoret dhe redaktoret ne cdo media, ishin te detyruar qe t'i nenshtroheshin verifikimit te figures prane komisionit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika