Topi firmos serish per gjykaten
E Merkure, 09 Korrik 2008
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, firmosi dje gjashte emrat, qe, sipas tij, duhet te plotesojne vendet vakante ne Gjykaten e Larte. Pas nje konsultimi trejavor me eksperte e juriste, kreu i shtetit vendosi te dekretoje Arjana Fullanin, Aleksander Muskaj, Andi Celiku, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj dhe Majlinda Andrea per anetare te Gjykates se Larte. Emra qe do te marrin zyrtarisht statusin e anetarit te gjykates vetem pasi te marrin votat ne Kuvend.
Kandidaturat
Tre meshkuj dhe tre femra fitojne pjesen e pare te gares, per te qene anetare te Gjykates se Larte. Me ne fund, kreu i shtetit perzgjodhi gjashte emra, mes 105 kandidateve per anetare te Gjykates se Larte, institucion qe prej muajsh funksionon me anetare manget. Bazuar ne kriteret e percaktuara, Presidenti zgjodhi ne pjesen me te madhe gjyqtare karriere per ne kete institucion. Keshtu, vleresohet Arjana Fullani qe ushtron profesionin e gjyqtares prej 11 vjetesh, si dhe prej kohesh eshte ne krye te Shkolles se Magjistratures. Po keshtu edhe Aleksander Muskaj, nje tjeter gjyqtar karriere, qe prej 17 vitesh ushtron kete profesion. Nderkohe qe, eshte gjyqtar ne Gjykaten e Apelit ne kryeqytet. Nje tjeter kandidature, qe, sipas Presidentit Topi ploteson te gjitha kriteret, eshte Andi Celiku, qe ushtron profesionin e gjyqtarit prej vitesh ne Tirane. Lista e perzgjedhjes vijon me Guxim Zenelaj, i njohur si ish-anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise dhe ish-avokat i Pergjithshem i Shtetit. Per te vazhduar me nje tjeter dekret te firmosur dje nga Topi, ai i Majlinda Andreas, qe prej 16 vitesh punon si gjyqtare ne qytetin e Durresit. Dekreti i fundit i Presidentit, vjen per nje juriste. Ndonese ne kriteret e grupit te eksperteve te ngritur prej tij theksohet se gjyqesori eshte perparesi, kreu i shtetit firmosi per Evelina Qirjakon, qe prej 19 vitesh ushtron profesionin e juristes.
Kriza
Kjo eshte hera e dyte qe Presidenti Topi dekreton emra per anetare te Gjykates se Larte. Pese kandidaturat e para te kreut te shtetit, u rrezuan me shumice votash nga Kuvendi, per shkak se mazhoranca kritikoi menyren e dorezimit te tyre ne Kuvend. Me ndryshimin e rregullores se Kuvendit, vetem dy dite me pare, pritet qe me dekretet e reja te mos kete me perplasje institucionale mes Kuvendit dhe Presidences. Kjo pasi kreu i shtetit, ne disa prej kritereve te percaktuara per perzgjedhjen e anetareve te rinj te gjykates, mori parasysh dhe sugjerimet e forcave politike. Kuvendi ka rreth nje muaj kohe ne dispozicion qe te vendose per emrat e rinj. Kete here pritet te mos kete kthime prapa. Megjithese te gjashte emrat do te diskutohen e shqyrtohen hollesisht ne Komisionin e Ligjeve. Gjashte kandidaturat do te plotesojne vendet vakante qe prej muajsh jane ne Gjykaten e Larte. Ky institucion funksionon me anetare manget dhe mbi te gjitha dhe pa kryetar. Rozeta Rapushi