PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Kurthi i policise qe vuri ne pranga mjekun

Kurthi i policise qe vuri ne pranga mjekun

Artan Cena
E Marte, 08 Korrik 2008

TIRANE - Te besh miliona duke bere operacione. Kete ka bere mjeku Kastriot Dautaj, 66 vjec, deri me dje, kur policia e ka vene ne pranga, ne momentin kur ka qene duke marre shumen e 50 mije lekeve, pasi kishte dale nga salla e operacionit. Kane qene oficere te seksionit te Krimit Ekonomik, qe e kane vene ne pranga profesorin e mjekesise. 66-vjecarit i jane bllokuar dhe dy llogari bankare prej 640 mije dollaresh amerikane. Ka qene pacientja Luljeta Hoxha, e cila ishte operuar nga veshkat, gje per te cilen kishte marre shumen e parave. Mjeku Dauti e kishte leket nga i ati i pacientes, Ibrahim Hoxha. Mjeku Kastriot Dautaj eshte arrestuar gjate operacionit te koduar “Veshka e Humbur”. “Arrestimi i prof. dr. Kastriot Dautajt, u be, pasi u kap ne flagrance per “veprat penale te korrupsionit pasiv nga persona qe ushtroje funksione publike”, “shperdorim detyre” dhe “pastrimit te produkteve”, thane burime zyrtare te Policise se Shtetit. Hetimet kishin tre muaj qe kishin filluar nga policia.

Operacioni per prangosjen e Kastriot Dautaj, nje nder mjeket e njohur te QSUT-se, ka nisur qe ne mengjes, kane bere te ditur burime nga Policia e Shtetit. Disa agjente te policise se kryeqytetit, te udhehequr nga specialistet e Krimit Ekonomik, ishin vene ne gatishmeri per prangosjen 66-vjecarit Dautaj. Oficeret e policise, pasi kishin instruktuar personin, i cili do jepte parate, kane pritur perfundimin e operacionit te veshkave te vajzes, e cila ishte shtruar prej disa ditesh ne kete repart. Pasi ka dale nga salla e operacionit, babai i pacientes, Ibrahim Hoxha, ka shkuar dhe i ka dhene parate e operacionit mjekut Dauti. Keto leke ishin shenjuar qe me pare nga uniformat blu, qe te dalloheshin. Sapo ky i fundit ka marre parate dhe ka shkuar ne zyren e tij, ia kane behur oficeret e Krimit Ekonomik, te Policise se Shtetit. Cdo levizje e mjekut eshte mbajtur nen vezhgim nga efektivat e policise, civile, qe ndodheshin dhe ne mes te te afermve te vajzes, e cila do te operohej. Pasi kane shkuar ne zyren e mjekut, policia i ka bere te ditur Dautit se ishte i arrestuar per mitmarrje dhe disa akuza te tjera. Menjehere i eshte bllokuar shuma e parave qe e kishte marre pak me pare. Me pas, mjeku, me nje makine civile i shoqeruar dhe nga patrullat e policise, eshte derguar per ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ku eshte izoluar dhe marre ne pyetje.

Uniformat blu kane bere te ditur se hetimet e kryera me metoda speciale te hetimit kane nxjerre ne drite se Kastriot Dautaj, me profesion kirurg ka marre shumen e 50 mije lekeve kundrejt nje operacioni ne spitalin numer 2. “Ne momentin e arrestimi, Dautit iu sekuestruan 50 mije leke, si dhe nga nje llogari bankare ne emer te tij u sekuestruan 640 mije dollare ne nje bake te nivelit te dyte, te ardhura keto qe dyshohen se kane ardhur nga veprimet korruptive”, tha dje zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko. Sipas policise, shume prej pacienteve qe paraqiteshin ne kete spital, pasi kontaktonin kete mjek, ai u sugjeronte te paraqiteshin ne dy klinika private, ne te cilat ishte i punesuar ne pune te dyte, kundrejt perfitimeve te paligjshme.




Komento artikullin | Shiko komentet (51 komente)
Te Tjera nga rubrika