PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kryeministri perfundoi viziten ne Kroaci


E Hene, 07 Korrik 2008

Berisha: Na duhen perpjekje te medha per NATO-n dhe BE-ne

Kryeministri Berisha u kthye diten e djeshme nga vizita dy ditore ne Kroaci ku mori pjese ne nje samit te nivelit te larte politik. Ne samitin e zhvilluar ne Dubrovnik teme kryesore mes perfaqesuesve te larte politike nderkombetare ishte procesi i zgjerimit te Bashkimit Evropian pas Traktatit te Lisbones dhe referendumit ne Irlande. Nga ana tjeter nje ceshtje e rendesishme e diskutuar ne samitin dy ditor ishte edhe ajo mbi zhvillimet ne Evropen Juglindore ne fushat e sigurise, zhvillimit dhe prosperitetit te ketyre vendeve. I pranishem ne kete samit kryeministri Berisha theksoi se Shqiperia dhe vendet e rajonit duket benin perpjekje te medha dhe performance te mire te arritur te beheshin pjese e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

" Zhvillimet pas Traktatit te Lisbones per Shqiperine dhe rajonin nenkuptojne perpjekje te medha dhe performance me te mire ne projektet e tyre madhore, integrimin ne NATO dhe BE", theksoi Berisha ne fjalen e tij. Sipas kryeministrit, projektet qe kerkoheshin per anetaresim perbejne edhe planin e vertete te masave, ne te cilin eshte fokusuar kabineti i tij qeveritar. Duke falenderuar perfaqesuesit e vendeve anetare te NATO-s dhe BE-se per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i kane dhene Shqiperise ne integrimin euro-atlantik te saj, kryeministri Berisha vleresoi se marrja e fteses ne Samitin e Bukureshtit ishte nje xhest vleresimi per reformat e realizuara nga qeveria e tij.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika