"Me mori peng mafia e pyjeve"
Fatos Salliu
E Hene, 07 Korrik 2008
Ish-prefekti socialist akuzon policine vendore te Elbasanit se ka mbrojtur autoret qe e kercenuan gjate kthimit te tij per ne qytet pasditen e se shtunes pas nje takimi me banoret e Gjinarit. Sekretari Rajonal i PS-se se Qarkut, Agim Leka, ka deklaruar dje per gazeten "KJ" se u mbajt peng nga mafia e pyjeve. Nderkohe qe policia ka dale me nje deklarate zyrtare per shtyp, duke e cilesuar si te pavertete prononcimin mediatik te socialistit.
"Presioni dhe dhuna psikike e ushtruar ndaj meje dhe kryekomunarit Gjinar, Gani Hida, u krye nga grupe te caktuara interesi qe po presin ne menyre makabre pyjet e zones turistike ne Gjinar te Elbasanit. Policia mori targat e mjeteve qe bllokuan rrugen dhe nuk ka marre asnje mase per ngjarjen", tha Leka per gazeten. Ai kembenguli se pasditen e se shtunes, ne qender te komunes Gjinar, nje grup prej 5 shoferesh te makinave te ngarkuara me lende drusore, trupa dhe dru zjarri, qellimisht dhe te parapergatitur bllokuan rrugen automobilistike per ta penguar. "Shantazhi i kryer nje dite me pare kishte si qellim qe te mos denoncohej korrupsioni ne pyje. Sebashku me kryetarin e komunes Gani Hida u beme deshmitare te demtimeve dhe privatizimit te padrejte te pasurise kombetare dhe lokale. Restoja qe morem ishte presioni, zhantazhi dhe dhuna psikike per te mos denoncuar dhe hapur gojen ndaj ketij korrupsioni qe arriti ne majen e Bukanikut", shpjegon Leka arsyet e kesaj ngjarje te rende.
Me pas sekretari i PSse ka leshuar akuza edhe ndaj policise lokale, qe sipas tij mbulon korrupsionin dhe krimin. "Keta njerez nuk duan t'ja dine per pushtetin vendor dhe per vete shtetin. Me vjen keq qe Policia e Shtetit, jo vetem qe erdhi me vonese ne vendngjarje, (mbase per aresye te largesise), por me e keqja eshte se leshon deklarata qe justifikojne jo vetem kete ngjarje, por mbulon edhe rritjen e permasave te krimit dhe pasigurise se personit ne zonen turistike te Gjinarit dhe Zavalines", shprehet ish-prefekti. Sipas tij, kjo polici, ne vend qe te zbuloje keqberesit, pasi u merr edhe targat e automjeteve ne vendngjarje, deklaron se nuk ka asnje shqetesim. "Tubat e ujit ne Gjinar jane prere per shkak te rrugeve qe bejne perfituesit e korrupsionit ne pyje, qe nuk duan t'ja dine per ujin e qytetareve para perfitimeve te padrejta", perfundon Leka.
Me Sekretarin Rajonal te PS-se, dje jane solidarizuar edhe kreret e deges se Elbasanit dhe te Qarkut. Ata kane kerkuar marrjen e masave te menjehershme dhe ndeshkim ligjor te autoreve te ngjarjes. Kurse kryekomunari Gani Hida ka mbeshtetur leken duke thene se ishte nje kercenim serioz me rrezik jeten.
Policia reagon: "Pretendimet e Lekes nuk qendrojne"
Nuk ka munguar edhe reagimi i Drejtorise se Policise se Elbasanit per incidentin e Gjinarit dy dite me pare. Ne nje deklarate publike, versioni i servirur nga ish-prefekti socialist ne media eshte cilesuar si i pavertete. "Lajmi per pengmarrjen nuk eshte aspak i vertete. Sqarojme se me date 5 korrik 2008, rreth ores 19:50, u njoftuam me telefon nga salla operative, se shtetasi Agim Leka, i cili u prezantua si Kryetar i PS ne Elbasan, ne fshatin Gjinar, 3-4 automjete te ngarkuara me lende drusore i kane bllokuar rrugen dhe nuk e lejonin qe te kthehej ne Elbasan. Menjehere nga ana jone u nis nje grup efektivash, dhe pergjate rruges nuk eshte konstatuar asnje mjet te ngarkuar me lende drusore, apo ndonje bllokim rruge", thuhet ne njoftimin zyrtar te policise. Por ne fshat sipas hetimit te kryer, u konstatua ne nje lokal Leka, i cili ndodhej se bashku me kryetarin e komunes Gjinar, Gani Hida. "Nga kontakti qe morem me ta nuk kishin asnje shqetesim si ne lokal, apo perreth tij dhe nuk eshte konstatuar asnje person apo grup personash qe te pengonin levizjen apo te ushtronin presion ndaj tyre, por verifikimet vazhdojne", perfundon deklarata.