VIP-a te cmendur pas muzikes metal
E Shtune, 05 Korrik 2008
Ndoshta nuk e kishim menduar, qe ne Shqiperi te kishte kaq shume njerez te dhene pas muzikes metal dhe hard rokut. Por, koncerti i grupeve te njohur "Def Leppard" dhe "Whitesnake" mbremjen e se enjtes, tregoi se adhuruesit e kesaj muzike ne Shqiperi jane te shumte. Ne stadiumin "Qemal Stafa", mbremjen e se enjtes, ka pasur nje numer te madh njerezish, qe kane ndjekur me interes dhe ovacione, koncertin e dy grupeve te njohur te rokut, duke mbajtur te zgjuar kryeqytetin, deri prane mesnates. Dhe, sic ndodh ne te tilla raste, mes publikut nuk kane munguar as personazhet e njohura te skenes dhe ekranit shqiptar. Te pakten disa prej atyre, qe ende kane mbetur ne Tirane ne keto dite te nxehta vere, nuk kane ngurruar te behen pjese e ketij koncerti.
"Def Leppard" jane nje grup anglez hard rock/heavy, te krijuar ne vitin 1977, si pjese e nje levizjeje te re Heavy Metal, qe kishte lindur ne Angli. Vecanerisht me albumin e tyre "Pyromania and Hysteria", Def Leppard u renditen ne krye te klasifikimeve boterore, duke shitur ne vitin 1980, me shume se 65 milione albume ne te gjithe boten. Ne te njejtin vit ka lindur edhe "Whitesnake", nje grup i njohur hard roku, i krijuar nga David Coverdale (fillimisht te Deep Purple). Ata u afirmuan vecanerisht ne fillim te viteve 1980, por vazhdojne ta ruajne suksesin edhe sot. Disa nga muzikantet e njohur, qe u bene pjese e ketij grupi, ne periudha te ndryshme jane: Jon Lord, Ian Paice, Cozy Powell, Neil Murray, Bernie Marsden, Micky Moody, Rudy Sarzo, John Sykes, Adrian Vandenberg, Vivian Campbell, Tommy Aldridge dhe Steve Vai. Materialet e para te grupit u shoqeruan nga kritika te ashpra te "Deep Purple", jo vetem se disa nga anetaret e tij kishin qene pjese e "Deep Purple", por edhe se ne rrymat e tyre ndjeheshin ndikimet e "Deep Purple".