Nikollaq Neranxi, me motor ne parlament
E Shtune, 05 Korrik 2008
Ne fakt, asnjehere nuk e kishim menduar deputetin e Levizjes Socialiste per Integrim, Nikollaq Neranxi, si nje njeri qe i pelqen te dale kunder rrymes. Por, me sa duket, tashme duhet te ndryshojme teresisht mendim per te. Pozicioni si deputet dhe kostumi i pershtatshem per seancat plenare, nuk e kane penguar aspak zotin Neranxi, qe ne vend te makines me kondicioner, te perdore motorin sportiv per te shkuar ne pune. Vertet duket paksa e habitshme, sidomos kur jemi mesuar, qe, pergjithesisht, deputetet shqiptare te mos i dallojme dot permes xhamave te erret te veturave te tyre luksoze. Por, zoti Neranxi, pa u shqetesuar aspak nga temperaturat e larta, apo ndoshta edhe veshtrimet kureshtare te kalimtareve dhe kolegeve deputete, kohet e fundit eshte pare te shkoje ne parlament, duke drejtuar nje motor. Paparazzi yne ka fokusuar disa pamje te deputetit te LSI-se, pikerisht ne nje nga keto dite, kur ai ka perdorur motorin per te shkuar ne parlament. Nuk dime, nese pasioni per motoret ka lindur kohet e fundit, apo eshte i vjeter te deputeti Neranxi. Megjithate ne foto duket qarte se motori eshte i ri, dhe i perket markes "Honda", duke u radhitur ne nje prej motoreve te kushtueshem, i prodhuar vitet e fundit. E ndersa veren e kaluar eshte pare mbi skaf ne plazhet e bukura te Himares, kete vit ndoshta zoti Neranxi ka zgjedhur motorin. Te pakten deri ne gusht, kur Kuvendi i Shqiperise nis pushimet. Ndoshta, atehere, deputeti i LSI-se do t'i rikthehet serish skafit, duke treguar pse jo nje shpirt te lire dhe kunder rrymes.