PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Uji i pijshem, Shengjini si Saharaja

Uji i pijshem, Shengjini si Saharaja


E Shtune, 05 Korrik 2008

Edhe pse kryetari i komunes se Shengjinit, Luigj Prela, ka deklaruar, para nje jave, se brenda kater ditesh e gjithe zona e plazhit do te furnizohet me uje te pijshem, premtimi nuk eshte mbajtur. Ende nuk ka perfunduar ndertimi i tubacioneve te ujesjellesit te ri, investim qe ka nisur nje vit me pare. Po keshtu, rruga ne hyrje te Shengjinit vazhdon te jete e shkaterruar plotesisht, pasi ajo eshte ne rikonstruksion te plote. Ndersa e vetmja gje, e cila u eshte siguruar pushuesve, eshte qetesia dhe dritat 24 ore pa nderprerje. Nderkohe qe vazhdon ngritja e pallateve ne siperfaqe me rere dhe ngritja e kioskave ne te gjithe gjatesine e plazhit. Kjo dukuri eshte prezent dhe policia ndertimore eshte inekzistente. Kryetari i komunes, Luigj Prela, para pak ditesh deklaroi gjithashtu se qe prej ardhjes se tij ne drejtim te komunes nuk ka dhene asnje leje per ndertim, pasi eshte ne studim plani rregullues i te gjithe plazhit te Shengjinit. Por kjo nuk ka penguar kundervajtesit qe te ngrene ne siperfaqe te reres dhe pishave, qe jane ne ane te plazhit te Shengjinit, kioska te panumerta. Edhe kete vit nuk eshte menduar qe rruga, e cila lidh Shengjinin me zonen e Kunes te asfaltohet, duke u lene gjithe gropa dhe veshtiresuar qarkullimin. Aktualisht, sipas burimeve te informacionit per ruajtjen e rendit dhe qetesise, ne Shengjin jane te angazhuar 13 punonjes policie per qarkullimin, nje numer shume i vogel po te kihet parasysh numri i larte i turisteve qe frekuentojne Shengjinin. Bregdeti i kesaj zone frekuentohet kryesisht nga zona veriore e vendit tone, nga Kosova dhe kete vit po frekuentohet edhe nga banore te kryeqytetit. Plazhi i Shengjinit eshte nga zonat e preferuara qe ka me shume siperfaqe rere dhe pishe pergjate rruges bregdetare. Mosinvestimi ne kohen e duhur ka bere qe edhe pushuesit te jene ne nje numer me te vogel, pavaresisht nga temperaturat e larta. Pritet qe edhe numri i policeve te shtohet ne zonen e Shengjinit, pasi fluksi i pushuesve vjen ne rritje dhe kerkon perqendrimin e nje stacioni te vecante dhe te perkohshem ne plazh.

"Kete vit ka me shume rend dhe qetesi"

Aurel Leka eshte nga Laci dhe udheton cdo dite per te shkuar ne Shengjin.

"Kam dhjete dite qe frekuentoj plazhin. Te them te drejten, fillimisht ishte i mire, per sa i perket pastertise, por cdo dite qe kalon po behet me i papaster. Kjo mendoj se vjen per shkak se mungojne kazanet e mbeturinave dhe njekohesisht te ndergjegjesimit qytetar, pasi pushuesit i hedhin edhe mbeturinat e ushqimeve aty ku pushojne. Ndersa ajo qe kete vit eshte me mire, mbetet rendi dhe qetesia. Ndryshe nga nje vit me pare kur kemi pare forcat speciale te policise se Shkodres te patrullonin neper territorin e plazhit, kete here nuk ka shume police", thote Aureli.

"Problem uji i pijshem dhe cmimet e larta"

Kastriot Gjinit i pelqen Shengjini per pyllin me pisha dhe ajrin e paster.

"Shengjini eshte nje nga plazhet qe ka me shume siperfaqe rere dhe pisha, por qe akoma nuk jane larguar materialet inertet, sidomos bunkeret nga bregu i detit. Nderkohe qe rruga vazhdon rikonstruksionin ne nje kohe qe eshte edhe piku i levizjes se automjeteve. Mungesa e ujit te pijshem eshte prezent edhe kete vit, edhe pse ka drita gjate 24 oreve. Po keshtu vihet re nje ngritje cmimesh e vazhdueshme. Kjo ka ndikuar edhe ne uljen e numrit te pushuesve, krahasuar me nje vit me pare, pasi une jam i dashuruar me plazhin e Shengjinit", shprehet Kastrioti.

"Rruget e shkaterruara largojne turistet"

Redion Leka vjen po nga Lacit dhe prej shtate vitesh eshte nje pushues i rregullt ne Shengjin. "Vij ketu, pasi ka nje ajer te paster dhe nje det te mrekullueshem. Me vjen keq, por shikohet qe siperfaqja e reres sa vjen e ngushtohet si rezultat i ndertimeve pa kriter. Mungesa e ujit ne Shengjin eshte e vazhdueshme dhe ne ne njefare mase jemi parapergatitur per kete. Ka nje qetesi absolute dhe njerezit levizin lirisht. Rruga per te ardhur nga Lezha ne Shengjin eshte e paperfunduar dhe tere gropa. Kjo mendoj se eshte arsyeja qe ka me pak pushues, pasi sapo shikojne rrugen te shkaterruar dhe ne rikonstruksion, largohen menjehere", perfundon Redioni.

"Duhet te kesh tre rroga per te bere plazh"

Gezim Dardha eshte nga Tirana, dhe i pelqen te shetise te gjithe plazhet. "Vetem dy dite me pare kam qene ne plazhin e Durresit, por kishte nje trafik teper te renduar dhe pak vend. Ndryshe eshte ne Shengjin, me te vertet rruga nuk eshte e mire, por nuk kishte ngarkese mjetesh dhe policia ishte vazhdimisht kudo ne te gjithe gjatesine e rruges. Plazhi duhej te ishte me i paster. Ndersa eshte per te ardhur keq qe mungon uji i pijshem. Cmimet jane te larta dhe mendoj per nje pjese te njerezve jane te paperballueshme. Sot te shkosh ne plazh, duhet te harxhosh te pakten tre rroga mesatare mujore. Jam optimist se gjerat do ndryshojne per mire", thote Gezimi.

"Te ruajme nga betonimi ate qe Zoti na fali"

Gerta Hoxha vjen nga Tirana. Ajo mendon se Shengjini eshte nje plazh i mrekullueshem dhe duhet ruajtur. "Nje mrekulli qe te kenaq syrin dhe te jep mundesi te relaksohesh me te gjithe komoditetet e nevojshme. Shengjinit per mendimin tim i mungon nje plan urbanistik, i cili nuk do lejonte ngritjen e kioskave dhe pallateve mbi rere. Sado vone te ikim, mendoj se ne do e kerkojme reren, pasi edhe numri i pushuesve do vije ne rritje. Kete vit ka ndikuar ngritja e cmimeve ne numrin e ulet te pushuesve, por mendoj se gjerat do levizin per mire ne te ardhmen. Une mendoj se i duhet thene njehere e mire ndal betonimit te plazheve, qe Zoti na i ka falur", shprehet Gerta.

"Shengjini eshte me i mire se Durresi"

Ola Hoxha vjen po nga kryeqyteti. "Plazhi ne pergjithesi eshte i papaster, pasi mungojne kazanet e mbeturinave ne gjithe gjatesine e tij. Po keshtu vendosja e shezloneve neper bregun e detit, ka bere qe edhe hapesira publike te mos gjenden ne kete plazh. Rruga eshte tere gropa dhe mungesa e ujit te pijshem mendoj se ndikon per keq ne thithjen e turisteve ne Shengjin. Kam frekuentuar me pare plazhin e Durresit, por tashme qe kam ardhur ne Shengjin, them se kam bere zgjedhjen e duhur. Me pak investime, jam e bindur qe ky plazh do te jete nga me te frekuentuarit ne vendin tone. Ka nje rend dhe qetesi te admirueshme, qe shpresoj te vazhdoje", perfundon ajo.

"Ka rene fuqia blerese dhe e pushuesve"

Eltjon Kapiti eshte nga Tropoja dhe ka ardhur me pushime, duke qendruar te njerezit e tij ne Lezhe, ndersa njekohesisht eshte vetepunesuar. "Tregtoj mallrat e ndryshem te nje pronar i ketushem. Shikoj qe xhiroja ditore ka rene dhe per pasoje fitimi eshte shume i vogel, pasi paguhem ne baze te perqindjes qe tregtoj mallrat. Ngritja e cmimeve ka bere qe edhe fitimi te jete shume i vogel. Punoje qe nga ora 09:00 e mengjesit dhe deri ne oren 19:00, pa pushim dhe shikoj qe jeta sa vjen e behet me e veshtire. Numri i pushuesve ka nje renie kete vit, kjo per arsye se mungon infrastruktura dhe uji i pijshem. Nese rikonstruksioni i rruges do ishte bere me kohe, si dhe do kishte perfunduar ujesjellesi, edhe numri i pushuesve do ishte me i madh", vlereson Eltjoni.


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika