PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pinari shpjegime per trafikun e armeve


E Enjte, 26 Qershor 2008

Tirane - Grupi hetimor, prane Prokurorise se Pergjithshme, ka marre ne pyetje per tete ore me radhe te pandehurin Ylli Pinari, drejtori i "Meico"-s. Ne nje kohe kur Kongresi amerikan ishte duke marre ne pyetje Efraim Diverolin per trafikun armeve me vendin tone, organi i akuzes ka blinduar me pyetje te pandehurin Pinari. Burime nga grupi hetimor bejne me dije se ky i fundit eshte pyetur per transportin e armeve nga vendi yne per ne Afganistan. Por jo vetem kaq, grupi hetimor ka pyetur Pinarin edhe ne lidhje me nisjen e ketij transporti dhe shuma e lekeve te shitjes se ketyre armeve. Marrja ne pyetje nga ana e Prokurorise se Pergjithshme eshte bere per te pasur nje perballje te deshmive. Keshtu burimet kane shpjeguar se do te ballafaqohen deshmite. Ballafaqimi konsiston ne deshmine e Diverolit perpara Kongresit per interes te vendit tone dhe nga ana tjeter deshmia e Pinarit. Nga hetimet ka rezultuar edhe kontakte te herepashershme te ketyre te fundit me njeri-tjetrin per kontratat e firmosura. Ndersa prokuroria nuk eshte kenaqur vetem me deklarimet e te pandehurit. Sipas burimeve, kane nisur edhe rishikimi i kontratave per shitjen e municioneve nga vendi yne. Perballe ketyre, grupi hetimor, i cili e ka ndare hetimin ne disa pjese, po rishikon dokumentet per hyrjet e daljet e municioneve. Pikerisht te gjitha keto verifikime nga ana e grupit hetimor jane duke u kryer per te arritur ne pisten e peste, te ngritur nga ana e prokurorise, ate te trafikut te municioneve. Sipas burimeve, deshmia e Diverolit do t'i jape nje fare zgjidhjeje hetimit ne lidhje me kete piste, pasi pritet te pasqyrohet menyra e dergimit te armeve nga vendi yne per ne Afganistan. Ylli Pinari eshte nje nga personat e marre nen hetim nga ana e prokurorise per tragjedine e Gerdecit, ne te cilen humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Sipas hetimeve, ka rezultuar se Ylli Pinari ka qene personi qe ka prezantuar projektin e AEY-se per demontimin e armeve ne vendin tone, demontim i cili do te kryhej ne fabriken e Gerdecit. Si administrator u caktua Mihal Delijorgji, i cili ishte marre nga ana e Ylli Pinarit. Ndersa si drejtor ishte caktuar Dritan Minxholli, i cili merrej drejtpersedrejti me punetoret. Prokuroria e Pergjithshme, e cila eshte duke hetuar kete dosje, ka marre pese persona nen hetim. Pikerisht nen hetim jane marre Ylli Pinari, Dritan Minxholli, Mihal Delijorgji, qe te tre ndodhen ne qeli, si dhe Sokol Gjecin dhe Dashnor Caushin, te cilet hetohen ne gjendje te lire. Ndersa prokuroria ka nisur te mbledhe prova bindese per te marre apo jo nen hetim ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, te cilit vetem disa dite me pare iu hoq imuniteti ne interes te prokurorise. Ndersa prokuroria do te marre ne pyetje te gjithe punonjesit e Ministrise se Mbrojtjes, te cilet kane pasur dijeni ne lidhje me demontimin e municioneve ne fabriken e Gerdecit. Keta te fundit kane kryer edhe veprime procedurale ne baze te funksionit qe kane ne ministri.

Diveroli u arrestua per mashtrimit te Pentagonit

Tirane - Efraim Diverolit eshte vene ne pranga nga ana e autoriteteve per veren penale te mashtrimit nga ana e autoriteteve amerikane. 23-vjecari ka trafikuar arme, kundrejt aferes prej 300 milione dollaresh, duke furnizuar forcat e sigurise afgane me municione kineze te ndaluara nga Pentagoni, te cilat i kishte blere ne vendin tone. Presidenti i kompanise AEY u arrestua te premten ne Florida te SHBA-se, se bashku me tre persona te tjere, zv/presidenti i AEY, David Pakouz si dhe Aleksander Podrizki, i cili perfaqesonte kompanine AEY ne Shqiperi dhe Ralf Merrill, nje partner biznesi i Diverolit ne Jutah, qe i jepte kompanise asistence financiare dhe menaxheriale. Ata akuzohen per mashtrim dhe konspiracion ndaj ushtrise amerikane, pasi kane genjyer per origjinen e armeve, me qellim perfitimi te paligjshme.

124 punetore dyshohet te kene qene ne fabrike te Gerdecit, diten e shperthimit, te cilet sapo kishin urdhrin per te ndaluar punen dhe te benin pushimin e drekes, kjo sipas listes te paraqitur nga Mihal Delijorgji




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika