Jug/ Ksera kerkon ndihmen e SHISH-it per zjarret
E Merkure, 25 Qershor 2008
Gjirokaster- Ne nje takim te zhvilluar ne Gjirokaster ne lidhje me parandalimin dhe minimizimin e vatrave te zjarrit gjate stines se veres, prefekti Spiro Ksera ka kerkuar ndihmen e SHISH-it dhe strukturave te tjera te hetimit dhe policise per identifikimin dhe vendosjen perpara pergjegjesise ligjore te zjarrvenesve te qellimshem gjate stines se veres. Ne takim merrnin pjese perfaqesues te organizmave shteterore, pushtetit vendor, e shoqerise civile. "Sherbimi Informativ Shteteror, organet e hetimit dhe policise duhet te tregohen energjike ne lidhje me parandalimin dhe vendosjen perpara pergjegjesise ligjore te zjarrvenesve te qellimshem", ka thene Ksera.
B.K