PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Go West, prokuroria kerkon 77 vjet heqje lirie per te pandehurit


E Merkure, 25 Qershor 2008

Tirane - Te pandehurit e "Go West" rrezikojne 77 vjet heqje lirie dhe 80 milione leke gjobe. Pas tre vitesh hetim dhe gjykim, prokuroret e ceshtjes kane lexuar edhe konkluzionet e tyre perfundimtare, ndersa kane liruar nga akuza e "grupit te strukturuar kriminal" dy te pandehurit, Valbona Canko e Voltan Turtulli. Keshtu, dje, akuza u ka kerkuar togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Marsela Bilali shpalljen fajtor dhe denimin me 13 vjet heqje lirie dhe 10 milione leke per te pandehurin Nikolin Cako, 12 vjet dhe 10 milione leke per Edmond Bjeko, 12 vjet 100 milione leke gjobe. Per te pandehurit Eljano Canko dhe Altin Flamuri prokuroria kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin e tyre me nga 11 vjet dhe 10 milione leke gjobe. Ndersa per te pandehurit Perparim Kateshi, Voltan Turtulli dhe Valbona Cako nga 5 vjet 8 milione leke gjobe secili. Per dy anetaret e fundit te grupit, Selman Murati dhe Avdi Leka akuza i kerkoi gjykates denimin e tyre me nga 7.5 vjet heqje lirie dhe 8 milione leke gjobe. Sipas prokurorit, nga hetimet paraprake i pandehuri Nikolin Canko ka qene pronar i agjencise se udhetimeve "Go West" me vendndodhje te Rruga e Durresit, prane bllokut te ambasadave ne Tirane. Ky i pandehur, ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, organizonte kalimin e paligjshem te kufirit te shtetasve te ndryshem, duke i pajisur me viza, dokumente te falsifikuara, kundrejt pageses ne varesi te linjave te udhetimit qe varijonin ne shumat 10500 deri ne 16000 euro. Sipas prokurorise, kane qene te pandehurit Edmond Bejko, Perparim Kateshi, Selman Murati, te cilet merrnin kerkesat nga persona te ndryshem per te shkuar jashte shtetit. Ata iu kerkonin dokumentet e nevojshme, vendosin cmimet ne varesi te shtetit, te destinacionit, dhe me pas bisedonin me te pandehurin Nikolin Cako, i cili mundesonte gjetjen ose pershtatjen e dokumenteve te falsifikuara, vinte ne dispozicion biletat e udhetimit, percaktonte itinerarin e levizjes dhe mbante lidhje me bashkepunetore te tjere ne shtetin ku ishte destinacioni i dergimit. I pandehuri Nikolin Cako, kerkonte nga personat qe do te niseshin jashte shteti pasaporten dhe 2 fotografi, ose certifikate me fotografi, me te cilat me pas realizonte vizen e falsifikuar ne pasaporte, ose falsifikonte nje pasaporte te huaj ne emer te shtetasit qe do te kalonte kufirin per jashte shtetit.

Vitet e kerkuara

Nikolin Cako 13 vjet burg dhe 10 milione leke gjobe

Edmond Bjeko 12 vjet burg dhe 10 milione leke gjobe

Eljano Canko, 11 vjet burg dhe10 milione leke gjobe

Altin Flamuri, 11 vjet burg dhe 10 milione leke

Perparim Kateshi, 5 vjet burg dhe 8 milione leke gjobe

Voltan Turtulli, 5 vjet burg dhe 8 milione leke gjobe

Valbona Cako, 5 vjet burg dhe 8 milione gjobe

Selman Murati,7.5 vjet burg dhe 8 milione gjobe

Avdi Leka 7.5 vjet burg dhe 8 milione gjobe


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika