Droga, 39 vjet burg, 4 te pandehurve
E Merkure, 25 Qershor 2008
TIRANE - Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar dje denimin me 39 vjet heqje lirie te kater te pandehurve te akuzuar per trafik te lendevee narkotike. Prokurori lexoi pretencen para togave te zeza te gjykates, duke kerkuar shpalljen fajtor dhe denimin e Krenar Sakos me 12 vjet heqje lirie, po aq te Ilir Elezit, shpalljen fajtor dhe denimin me 9 vjet heqje lirie te pandehurit Valter Janaqi. Ndersa per bashkepunetorin e drejtesise, prokuroria ka kerkuar shpalljen fajtor dhe denimin e tij me 6 vjet heqje lirie. Sipas prokurorit, kater te pandehurit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane trafikuar lende narkotike nga Shqiperia ne shtetin fqinj Greqine. Transportimi i droges ishte kryer nepermjet makines se ambasades disa here, por nga ana tjeter edhe me makina te tjera. Ne krye te grupit qendronte Krenar Sako, i cili i kishte organizuar menyren e raportit te droges dhe fitimet. Droga do te dergohej ne Greqi nga ana e Ilir Ajzait, i cili ishte me detyre shofer i ambasades greke dhe do te pritet nga i pandehuri ne mungese Ilir Elezi. Kater te pandehurit akuzohen per trafikun e 2 kilograme heroine, e cila u sekuestrua dy vjet me pare, gjate momentit te trafikimit te saj. Seancen e radhes, mbrojtja do te paraqese konkluzionet e saj perfundimtare.
R.C