PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Garda, grada dhe paga te reja


E Merkure, 25 Qershor 2008

Garda e Republikes se Shqiperise ka festuar 80-vjetorin e saj me grada dhe paga te reja. Ceremonia eshte zhvilluar dje ne ambientet e ketij institucioni, ku kane marre pjese Presidenti Bamir Topi dhe te tjere personalitete. Gjate ketij 80-vjetori jane rritur ne grade dhe disa prej drejtuesve te Gardes se Republikes. Keshtu, drejtuesi i Gardes, kolonel Ndrea Prendi, ka marre graden e gjeneralit, duke qene dhe efektivi me i larte ne kete institucion. Dhe pse eshte e varur nga Ministria e Brendshme, gradat ende jane sipas variantit te vjeter, ate ushtarak, duke nisur nga nentogeri, deri te gjenerali. Nderkaq, gjate viteve te fundit, pagat ne kete institucion jane rritur sipas vendimeve te qeverise, per ushtrine. Ceremonia filloi me pritjen e te ftuarve nga komandanti i Gardes se Republikes, gjeneral Ndrea Prendi, si dhe nga zv/komandanti, kolonel Mehmet Mucaj. Prendi pershendeti Presidentin Bamir Topi dhe te gjithe personalitetet te pranishem ne kete ceremoni festive.

Pagat

Me ndryshimin e gradave ne kete institucion kane ndryshuar dhe pagat. Meqe sistemi i pagave eshte i njejti me ate te ushtrise dhe rritja e tyre do te jete e tille. Keshtu, nentogeri do te kete nje page 30500, plus 11570 leke, togeri me 10390 leke me teper nga paga aktuale, kapiteni 13440 leke me shume, majori 18240 leke me shume, nenkoloneli 22170 leke dhe koloneli 10220 leke me shume nga rroga aktuale qe shpjegohen edhe ne tabelen me siper. Nderkaq rroga e gjeneralit e kalon e shumen e 100 mije lekeve te reja. Por, pagat ne kete institucion do te jene te njejta me graden, duke sjelle dhe qe kjo e fundit te jete e njejte me funksionin qe kryen personi qe e mban kete post. Nderkaq, ne daten 1 korrik dhe pagat e punonjesve te Gardes, do te rriten sipas tabeles se miratuar nga qeveria pak dite me pare. Rritje pagash ne baze te sistemit te ri te pagave do te marrin edhe efektivet e Policise se Shtetit.

Ceremonia

Pas dhenies se disa dekorimeve dhe gradimeve te oficereve dhe nenoficereve, u paraqiten disa demonstrime, te cilat u realizuan nga Njesi Speciale te Gardes, ku me ane te ushtrimeve nxoren ne pah aftesine e tyre per te mbrojtur personalitetet e larta te shtetit, si edhe nje bashkeveprim i sektoreve te Gardes ne sherbim te ruajtjes dhe mbrojtjes se Atdheut. Gjate kesaj dite do te zhvillohen ne mjediset e Gardes koncerte dhe te ftuarit do te vizitojne Muzeun e Gardes, ku pasqyrohet aktiviteti i pergatitjes fizike-ushtarake i ketij efektivi kombetar. Garda e Republikes se Shqiperise eshte krijuar me 24 Qershor te vitit 1928, atehere me emrin Garda Mbretnore e Shqiperise. Ne vitin 1945, kjo strukture mori emrin "Batalioni Special" i Shtabit te Pergjithshem, ndersa ne shkurt te vitit 1947, u emerua Garda e Republikes se Shqiperise, emertim qe mban dhe sot. Gjithashtu, ky institucion njeh dhe deshmoret e tij.



Grada Baza Shtesa

N/Toger 30500 11570 leke

Toger 33500 10390

Kapiten 35000 13440

Major 41700 18240

N/kolonel 56200 22170

Kolonel 75650 10220

Gjeneral 120 mije leke






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika