Benzi i vjedhur, hetim Ziut te Espanjes
E Merkure, 25 Qershor 2008
TIRANE - Pronari i ish-"Espanjes", Roland Ziu, eshte vene nen hetim nga Prokuroria e Kavajes, pasi eshte bllokuar nje makine, qe pas kontrolleve rezultoi se ishte e vjedhur. Drejtoria e Policise se Tiranes ka bere te ditur dje se ka nisur hetimet ndaj Roland Pilo Ziu, 40 vjec. Gjithcka ka nisur pas bllokimit te nje makine tip "Mercedez ML 270 CDI", me targa TR 2095 L. Pas kontrolleve te ushtruara nga uniformat blu, ka rezultuar se makina ishte vjedhur ne Itali kohe me pare. Por pronari aktual i saj, ka deklaruar ne polici, se kete makine e kishte blere me dokumente te rregullta nga 40-vjecari Ziu. Roland Ziu, u be pjese e kronikave disa vite me pare, pasi ndaj tij u vu nje gjobe prej 500 mije dollaresh nga dy persona, ndersa u akuzuan edhe dy efektive te RENEA-s. Por, pasi kane gjetur dhe pronarin e pare, i cili kishte bere dokumentet, Policia e Kavajes, ka nisur dosjen ne drejtim te institucionit te akuzes per hetime te metejshme.
Shkak per zbulimin e makines luksoze eshte bere nje operacion dy dite me pare per mjetet motorike qe jane vjedhur jashte vendit dhe ne baze te nje liste te Interpol Tiranes. Aksioni po behet nga policia e qytetit se bashku me specialistet e seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme. Keta te fundit kane bllokuar dy dite me pare mjetin "Benz" dhe kane ushtruar kontroll per dokumentet. Pas verifikimeve te kryera, ka rezultuar se fuoristrada me targa te Tiranes, ishte e vjedhur ne Itali. Per kete gje koleget italiane, kishin kerkuar nga policia shqiptare qe te zbulonte pronarin dhe autorin e vjedhjes. Por pronari aktual i mjetit, menjehere pas shoqerimit ka deklaruar se kete makine e kishte blere me dokumente te rregullta nga Roland Ziu, banues ne Tirane. Pikerisht pas kesaj, policia ka ngritur akuzen ndaj 40-vjecarit Ziu, i cili eshte duke u hetuar per "trafikim te mjeteve motorike". Nderkaq, uniformat blu kane bere konfiskimin e makines se vjedhur. Ziu ishte i njohur per policine, pasi disa vite me pare kishte denoncuar nje gjobe ndaj tij.
Ne shtator te vitit 2003, Roland Ziut i ishte vene nje gjobe nga persona qe ishin deklaruar si te INTERPOLIT. Pronarit te "Espanjas", kreret e policise se Tiranes i kane marre deshmine ne lidhje me gjoben. "Vijne e me thone se jane te INTERPOL-it e te antidroges dhe se duan te me ndihmojne", kane qene fjalet e para te pronarit. Shkak sipas hetimit te atehershem ishin bere pretendimet e gjobevenesve se Ziu kishte probleme me drejtesine zvicerane, e cila kishte hapur nje dosje hetimore e mberritur ne Tirane. Sipas te dyshuarve qe organizuan kete gjobevenie te bujshme pese vjet me pare, ata e kishin ne dore qe kjo dosje te mbyllej perfundimisht, duke mundesuar lirimin nga akuzat te Ziut qe do t'i kushtonin shume vite burg. "Ndersa si shperblim per kete donin t'u jepja 500 mije USD", eshte shprehur biznesmeni pas zbulimit te autoreve. Ne vazhdim, 40-vjecari kishte sqaruar se nuk kishin munguar edhe kercenimet apo shantazhet ne adrese te tij nga ana e dy policeve te RENEA-s, qe i kerkonin te paguante shifren. Ne fakt, policia, pas ketij kontakti, kishte kuptuar se ceshtja ishte serioze. Per me teper, ne mes ishin edhe dy kolege te tyre te forcave me te zgjedhura te policise, RENEA. Dy specialet u arrestuan nga uniformat blu gjate operacionit, por me pas rezultoi se nuk ishin te implikuar.