PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dashuria i merr jeten shqiptarit 24 vjec


E Merkure, 25 Qershor 2008

GROSSETO - Nje sherr per dashurine i ka marre jeten nje shqiptari ne Itali. Besim Ndrevataj, 24 vjec, eshte qelluar me disa thika nga nje bashkekombes i tij, duke gjetur vdekjen. Autori eshte arrestuar nga policia, pak minuta me vone dhe eshte derguar ne qeli. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare, ne oret e para te mengjesit, ne nje rruge kryesore te ketij qyteti. I dyshuari per kete ngjarje ka deklaruar ne polici, se e kishte qelluar Ndrevatajn me thike, por nuk mbante mend asgje. "Nuk mbaj mend asgje se cfare ka ndodhur". Vrasja ka ndodhur ne rruge, jashte nje salle lojerash. Policia tha se ai ishte duke u ndjekur nga autori i dyshuar. Kane qene kalimtaret qe kane njoftuar policine, qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes. Te dhenat e para flasin se shkaqet, per te cilat ka ndodhur vrasja, mendohet te jene dy. I pari eshte pas nje zenke dashurie, nderkohe qe shkaku i dyte, dyshohet te jete nje larje hesapesh per pune droge. Si viktima dhe autori ishin te njohur per policine, pasi ishin shoqeruar dhe me pare.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika