PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Alarmi, hidhen para false ne treg


E Marte, 24 Qershor 2008

Agjentet kerkojne nje person qe ka futur makinerine e prodhimit nga Bullgaria

Qarkullimi i kartemonedhave false ne qytetin e Fierit vene ne alarm strukturat e policise dhe Sherbimit Informativ. Dyshimet per hyrjen e nje makinerie te sofistikuar, qe mendohet se eshte blere ne Bullgari, jane bere shkak per nje vale aksionesh te uniformave blu dhe kontrollesh ne zona te ndryshme. Burime policore thane dje per gazeten “KJ” se behet fjale per prerje 500 dhe 1 mije lekeshe, qe qarkullojne prej disa javesh dhe qe eshte e veshtire qe te kapen edhe nga aparaturat e bankave apo dyqaneve te kembimit valutor. Mesohet se eshte identifikuar seria e monedhave te falsifikuara, por te dhenat mbahen te fshehta, deri ne zbardhjen e plote te skemes se funksionimit. Makineria, sipas informacioneve te mbledhura, eshte blere ne Bullgari nga nje person qe banon ne Fier. Zyrtare te policise thane se kane sekuestruar nje sasi kartemonedhash, qe jane te falsifikuara, ndersa prej zyrave te Krimit Ekonomik ne Policine e Shtetit eshte kerkuar zbulimi i bazes dhe bllokimi i makinerise. Nderkohe qe mesohet se po bashkepunohet edhe me specialiste te Policise se Shtetit ne Tirane per te zbuluar gjurmet e drejtuesve te ketij rrjeti.

Rreth nje muaj me pare, sipas hetimeve te kryera, nje i ri shqiptar ka shkuar ne Bullgari, ku, pas porosise se bere, ka blere nje pajisje elektronike, qe nder proceset e punes qe kryen, prodhon edhe kartemonedha false. Kjo pajisje moderne aktualisht gjendet ne Fier, por agjentet nuk kane zbuluar ende vendin ku fshihet dhe kush e perdor ate. Personi qe ka blere pajisjen elektronike, dyshohet se ka marre ne Sofje furnizim edhe me leter te posacme qe prodhon kartemonedha, se bashku me materialet e tjera ndihmese, si shirita sigurie, boje etj. “Deri tani mendojme se jane prodhuar nje sere kartemonedhash false te prerjes 500 dhe 1 mije lekeshe te formatit te vogel, ose sic quhen ndryshe, prerjet e reja”, thane burime policore per gazeten. Ne cilesine e proves materiale jane bllokuar disa prerje, seria e te cilave nuk identifikohet per arsye hetimi. Keto kartemonedha te falsifikuara mesohet se qarkullojne edhe ne disa banka ne qytetin e Fierit. Sipas informacionit te grumbulluar nga 14 banka, qe operojne ne Fier, vetem njera prej tyre ka mekanizem qe i identifikon.

Ne siten e zyres se SAEF-it ne Drejtorine e Policise Fier kane kaluar pothuajse te gjithe ata persona, te cilet jane te dokumentuar se ushtrojne aktivitet privat per kembim valute. Disa here ata jane thirrur ne polici, ku jane marre ne pyetje rreth ketij problemi, por qe asnjehere nuk eshte dhene informacion per shkaqet. Nga ana tjeter, ne polici jane thirrur edhe kembyesit e valutes, qe ushtrojne aktivitetin ne tregun e zi dhe jane te palicencuar. Struktura te posacme shteterore jane ne dijeni se nje pajisje elektronike qe prodhon kartemonedha false ka hyre ne Fier, ndersa prodhimi i ketyre kartemonedhave eshte pothuajse shume prane origjinalit. Drejtues te policise se Fierit rreth ketij problemi kane pohuar se nuk mund te flisnin per kete rast. Nderkohe qe, prej nje jave, kryhen kontrolle te ndryshme ne lagjet e Fierit, me qellimin per te zbuluar vendin ku eshte fshehur makineria. Agjentet po gjurmojne levizjen e kembyesve te valutes ne tregun e zi dhe kane marre kontakte me drejtues te bankave, qe te tregohen me te vemendshem per te verifikuar kartemonedhat.

Xhemil Beharaj


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika