Bashkeshortja e biznesmenit te ndertimeve tenton vetevarjen ne litar
E Marte, 24 Qershor 2008
Bashkeshortja e nje biznesmeni te njohur ne zonen e Rreshenit, tenton veteflijimin nepermjet varjes ne litar, ne rrethana ende misterioze. Policia deklaroi se gruaja nuk kishte pasur probleme ekonomike apo ndonje konflikt me te shoqin, ndersa presin daljen e saj nga koma per ta marre ne pyetje. Kane qene fqinjet qe shpetuan momentalisht nga vdekja Donika Nikollin, 40 vjece, ndersa helikopteri i Ministrise se Shendetesise eshte nisur nje here bosh drejt Tiranes, pasi u mendua se ajo kishte nderruar jete.
Ngjarje e rende eshte shenuar ne oret e para te dites se djeshme, ne fshatin Bungaj, te Bashkise se Rreshenit. Donika Nikolli, nene e dy femijeve, ka tentuar qe t’i jape fund jetes, duke perdorur metoden me klasike, ate te varjes me litar. Rreth ores 09:00 te mengjesit, sapo personat e tjere te familjes jane larguar ne punet e tyre, Donika ka dale nga banesa dhe, duke qene se pyllin e ka pasur shume afer, ka mundur qe te realizoje vetevarjen. Duket se klithmat e momentit kane rene ne vesh te fqinjeve, te cilet kane shkuar menjehere prane trupit te saj, gati te pajete. Menjehere e kane hequr nga litari dhe jane munduar me te gjitha menyrat per ta rikthyer ne jete. Ne pak minuta, gruaja eshte derguar ne spitalin e Rreshenit, i cili eshte vetem 2 km nga banesa dhe ne nje rruge te asfaltuar. Mjeket ketu kane bere te pa munduren qe zemra e saj te rikthehet ne pune, pasi disa here kishte dhene shenja te vdekjes klinike. Kjo ka bere qe edhe helikopteri, qe kishte ardhur per te marre te semuren, te tentoje te niset pa te ne bord, pasi mjeket ende nuk kishin dhene garanci se mund te perballonte udhetimin prej disa minutash. Megjithate, fale frymemarrjes se detyruar me aparatura dhe shoqerimit me mjeke, e demtuara ka mundur qe te mberrije e gjalle ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.
Policia ka shkuar per te bere hetimin e ngjarjes, por deri tani ka perjashtuar nje piste, ajo e gjendjes ekonomike, pasi bashkeshorti i saj, Pjeter Nikolli, eshte nje nder biznesmenet me te suksesshem ne fushen e ndertimit ne zonen e Rreshenit. Sipas fqinjeve te saj, qe u pyeten nga policia, veprimi i 40-vjecares ka qene i cuditshem, pasi marredheniet ne cift kane qene normale dhe pa asnje problem. Donika Nikolli ka qene pjese e administrates shteterore deri disa vite me pare, kur ka dale dhe ne reforme. Pas lirimit nga detyra, 40-vjecarja i eshte perkushtuar punes ne familje dhe ne bujqesi e blegtori. Policia deklaroi dje se po heton per zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve te saj, nderkohe qe pritet te permiresohet gjendja shendetesore e pacientes, per ta marre edhe ne pyetje, per shkaqet qe e cuan drejt tentatives se veteflijimit.
A. Ndoja