Galeria e bllokuar nga ministria, plagoset minatori
E Marte, 24 Qershor 2008
N. Feta/ A. Ndoja
Bulqize - Firmat private te minierave thyejne edhe urdhrat e ministrit te Ekonomise, Genc Ruli. Moszbatimi i rregullave dhe vendimit te fundit per bllokimin e disa sektoreve, diten e djeshme per pak sa nuk eshte kthyer ne tragjedi ne sektorin D te nje prej galerive te Bulqizes. Myslim Daxha, 42 vjec, eshte plagosur teksa po kontrollonte per efekt sigurie ne nje nga galerite e licencuara private. Ai punonte si pergjegjes sigurie dhe mesohet sipas policise, se ka qene duke kontrolluar furnelin, ndersa ishte ngjitur ne disa shkalle te drunjta. Por ka rene bashke me nje mase shkembore nga nje lartesi e konsiderueshme.
Mesohet se miniera eshte prone e ish-drejtorit te shkarkuar te galerive, qe administrohen nga “D’Arfo”, Eduart Keta. Policia nisi hetimet dhe e konsideroi ngjarjen aksidentale, por pritet qe firma te mos i shpetoje ndeshkimit, pasi ka thyer edhe urdhrin e ministrit Ruli per te mos kryer aktivitet ne galeri per shkak te mungeses se kushteve te sigurise.
Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 11:20 te dites se djeshme, kur tekniku ka qene brenda tunelit nga ku nxirret minerali i kromit. Zyrtare te policise lokale tregojne se ka qene ndihma e nje shoku te tij, qe ka njoftuar ne sallen operative dhe e kane cuar me shpejtesi drejt spitalit te Bulqizes. Por gjendja e renduar ka bere qe me pas me nje helikopter te Ministrise se Shendetesise te nisej per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Grupi hetimor qe ka shkuar ne vendngjarje, me te cilet ishte dhe nje inxhinier minierash, ka konkluduar se ngjarja ka qene aksidentale. Prej disa ditesh eshte dhene nje urdher i ministrit Ruli per pezullimin e te gjitha galerive te zones D te minieres, pasi siguria aty eshte ne nje nivel minimal, sikurse dhe brenda zones se koncesionit te ACR. Ndonese urdhri i ministrit ka dale prej disa javesh, puna ne galerite private nuk eshte ndalur per asnje moment.
Ketij urdhri i eshte pergjigjur firma koncesionare ACR, e cila ka bllokuar punimet duke lene pa pune 85 minatore. I. T., nje minator qe ka qene ne vendin e ngjarjes, konfirmon se eshte bere e modes qe ne Bulqize te gjitha viktimat te shpallen fajtore, qe te mos preket drejtuesi i minieres. Sipas ketij minatori, tekniku i minieres ka qene duke ecur neper galeri per te shkuar ne frontin e punes, ku edhe do te kontrollonte, kur eshte shkeputur nje masiv nga tavani i tunelit, pikerisht ne zonen ku duhej te ishte e pajisur me armatura per te shmangur rreshqitjet. Pasi eshte nxjerre nga galeria, u dergua prane qendres shendetesore, por askush nuk ka mundur qe t’i vije ne ndihme, pasi prej kohesh ne kete spital mungon mjeku. Per transportimin e tij eshte kerkuar nje helikopter nga Ministria e Shendetesise, me qellim shpetimin e jetes, pasi ka pasur demtime te renda ne pjeset e kokes dhe te trupit.
Pa u mbushur dy vite, numri i viktimave ne minieren e Bulqizes arrin ne 14 minatore. Viktima e fundit ishte 55-vjecari Xhevat Bulqiza, banor i ketij qyteti, i cili humbi jeten nga shkeputja e nje masivi sterili te kromit ne stogun e madh te jashtem, i cili shfrytezohet nga njerez nevojtare dhe me halle. Ndersa dje u shenua nje i plagosur rende, si pasoje e mungeses se kushteve te sigurise. Po nje pjese e aksidenteve kane ndodhur edhe ne galerite e Krastes, Batres apo Martaneshit. Sipas statistikave, 55-vjecari Bulqiza ishte punetori i 5 qe ka vdekur ne kete miniere gjate ketij viti, kurse Daxha eshte i plagosuri i gjashte. Ne 18 muaj numerohen 14 te vdekur ne nentoke, nje pjese e te cileve minatore te thjeshte, kurse te tjeret edhe teknike e pergjegjes. Shumica e tyre punojne edhe privatisht, nderkohe qe ne kete zone numerohen 60 firma te ndryshme private, qe germojne ne stoqet e mineralit per te gjetur krom dhe qe e shesin me 50 leke per kg.