 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ballsh, 30 naftetare ne reforme, kercenojne me vetevrasje masive
E Marte, 24 Qershor 2008
Naftetaret e Ballshit kercenojne me vetevrasje masive ne rast se nuk anulohet urdhri i reformes qe i ka nxjerre prej javes se kaluar si te papuna. Rreth 30 gra, ish-punonjese te KPTHN-se Ballsh, mesditen e djeshme jane mbledhur dhe ngjitur ne kullen e koksit, qe eshte rreth 30 metra e larte, per te protestuar, duke kercenuar se ne qofte se drejtues te ketij kombinati nuk shkojne per te negociuar apo tu heqin emrat nga lista e "zeze" e reformes, do te hidheshin nga maja e kulles. Nje nder kerkesat e tyre ka qene qe asnje prej tyre te mos largohej nga puna. Por askush nga administrate e ndermarrjes nuk ka shkuar qe t’i takoje. Nderkohe qe nje prej ish-naftetareve eshte asfiksuar, si pasoje e gazrave te leshuara nga kulla dhe eshte derguar ne spital per mjekim. Mjeket thane se Qerime Qerimi gjendet jashte rrezikut per jeten dhe se eshte kthyer ne banese po diten e djeshme. “Rishikoni listat. Po largoni ata qe jane me dobet ekonomikisht dhe po mbani militantet e partise”, akuzuan grate naftetare, qe mbeshteten nje pjese te kolegeve qe hipen siper kulles se koksit. Burime policore konfirmuan se nje punonjese laborante ne kete kombinat eshte lyer me benzine dhe ka kercenuar se do te vetedigjet, nderkohe qe nje tjeter punonjese greviste eshte bllokuar nga gazrat helmues qe dalin nga oxhaqet e repartit. Dhjetera gra te tjera kane qene ne sheshin ku ndodhet kulla e koksit, ku kryhet edhe distilimi i naftes bruto. Ne sheshin e protestuesve kane shkuar edhe forca te shumta policie, per te qene ne gatishmeri qe te mos ndodhte ndonje incident i padeshirueshem.
Autoambulancat
Prane sheshit ku zhvillohej protesta kane qene prezent edhe autoambulanca te Ndermarrjes se Perpunimit te Thelle te Naftes dhe te spitalit te Ballshit, ne gatishmeri per te pritur cdo renie te protestuesve mbi kullen e koksit.
Xh.Beharaj
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pinari shpjegime per trafikun e armeve
- Vrane vajzen per nder, rrezikojne 40 vjet burg
- S'e le e ema te luaje, vetevaret 11-vjecari
- Dashuria i merr jeten shqiptarit 24 vjec
- Benzi i vjedhur, hetim Ziut te Espanjes
- Garda, grada dhe paga te reja
- Droga, 39 vjet burg, 4 te pandehurve
- Go West, prokuroria kerkon 77 vjet heqje lirie per te pandehurit
- Dy anti-tanke ne shtepine e vrasesit
- Emerohet zevendesministri i ri i Drejtesise, Viktor Gumi
- Shtyhet gjyqi per kerkesen e lirimit te Petrit Licit
- Elbasan/ Vapa shkrumbon plehrat dhe nje banese
- Jug/ Ksera kerkon ndihmen e SHISH-it per zjarret
- Arrestohet 18-vjecari, shtypi tre te mitura, njera vdiq
- Tirane/ Kerkohej per droge, prangoset 31-vjecari
|
|