PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kongresi amerikan pyetje Diverolit ne interes te Shqiperise


E Marte, 24 Qershor 2008

TIRANE - Presidenti i firmes AEY, Efrain Diveroli, do te pyet ne interes te Prokurorise Shqiptare. Nuk do te jene hetuesit e vendit tone ata qe do te shkojne drejt Lindjes, por do te jete pikerisht Kongresi amerikan, ai qe do te sjelle pergjigjet e pyetjeve te 23-vjecarit Diveroli. Kete fakt e kane bere te ditur burime nga Prokuroria e Pergjithshme. Sipas burimeve, Prokuroria e Pergjithshme i ka bere nje kerkese Kongresit amerikan, i cili sot pritet te marre ne pyetje presidentin e firmes AEY, e cila ka blere arme nga vendi yne per te furnizuar ushtrine amerikane ne Afganistan. Sipas burimeve, Kongresi duhet te pyese Diverolin ne lidhje me armet e blera prej Diverolit pas kontraktimit te tij nga ana e drejtorit te firmes “Meico”, Ylli Pinari. Nga ana e prokurorise shqiptare i eshte kerkuar Kongresit te pyese Diverolin ne lidhje me trafikun e armeve, menyren si realizohej ajo. Nese deri me dje behej fjale per pyetjen e vete Diverolit nga grupi yne hetimor, prokuroria ka vendosur qe te marre pergjigjet nga Kongresi. Sipas burimeve, Kongresi do te dergoje nje kopje te materialeve te pergjigjeve te Diverolit, te cilat do t’i nenshtrohen analizave te thella. Pikerisht nga ana e prokurorise se vendit tone do te shihet ajo pjese qe ka te beje me shitjen e armeve dhe trafikut te tyre. Lidhja e kontrates me vendin tone, prezantimi dhe takimi me perfaqesuesit e vendit tone per blerjen e ketyre armeve, si dhe cmimet e vendosura. Burimet kane shpjeguar se te gjitha kete pika te erreta me hetimin do te marrin nje pergjigje nga ana e Kongresit. Mesohet se Diveroli do te jape shpjegime vetem per kontraten e armeve me vendin tone, e kontraktuar nga ana e Ylli Pinarit, drejtorit te firmes “Meico”. Burimet kane shpjeguar se marrja ne pyetje ne lidhje me eksportin e armeve nga Shqiperia ne drejtim te Lindjes do te hedhe drite edhe mbi sasine e armeve te trafikuara. Firma AEY ishte kontraktuar nga ana e drejtorit te “Meicos”, nje nga tre personat e vene ne pranga per tragjedine e Gerdecit, per te kryer demontimin e armeve te vjetra ne fabriken e Gerdecit. Por, ka rezultuar se nje pjese e ketyre armeve ishin derguar ne Afganistan per te furnizuar ushtrine amerikane. Ndersa, ne saje te deshmive te marra nga ana e grupit hetimor nga vete punetoret e fabrikes, ka rezultuar se nje pjese e armeve jane paketuar ne fabrike per t’u derguar ne vende te tjera. Grupi hetimor ka nisur te shqyrtoje dhe nje here te gjitha inventaret qe ndodhen ne duart e tyre, per te pasur nje ide sa me te qarte per sasine e armeve te dala nga depot e vendit tone dhe atyre te demontuar. Keto shifra mesohet se do te krahasohen me ato qe do te pyetet 23- vjecari Efraim Diveroli. Keto krahasime do te behen per te vertetuar edhe sasine e trafikuar nga vendi yne te municioneve dhe sasine e armeve te blera prej tij. Te gjitha keto shifra do te vertetojne nese fabrika ishte hapur per te krijuar demontimin e ketyre fishekeve, apo per te bere te mundur trafikimin e tyre. Prokuroria, nepermjet pergjigjeve te Diverolit, do te zbardhe edhe rrjetin e trafikut te armeve me vendin tone. Ende nuk eshte bere e ditur se kush mund te jene pergjegjesit e ketij trafiku dhe akuzat qe mund te ngrihen ndaj tyre. Por, te gjitha keto, prokuroria do t’i zbardhe nepermjet deklaratave te Diverolit.

Marrja ne pyetje

Trafiku i armeve, aferat dhe mashtrimi 300 milione dollaresh i 23-vjecarit Efraim Diveroli, i cili furnizoi forcat e sigurise afgane me municione kineze, te ndaluara nga Pentagoni, dhe qe i blinte nga Shqiperia, pritet te diskutohen sot ne Kongresin amerikan. Sipas medieve amerikane nje dite me pare, mesohet se nje komitet hetimor i ketij Kongresi do te degjoje te marten (sot) ne nje seance te posacme aferat e paligjshme te Efraim Diverolit, qe blinte arme te ndaluara nga Shqiperia dhe i shiste ne Afganistan. Sipas te dhenave, arsyeja qe Kongresi heton ceshtjen “Diveroli” paralelisht me institucionet e drejtesise amerikane, eshte se ky rast ka nxjerre ne drite edhe disa shkelje nga Pentagoni. ---------Presidenti i kompanise AEY u arrestua te premten ne Florida, te SHBA-se se bashku me tre persona te tjere, zv/presidenti i AEY, David Pakouz, si dhe Aleksander Podrizki, i cili perfaqesonte kompanine AEY ne Shqiperi dhe Ralf Merrill, nje partner biznesi i Diverolit ne Jutah, qe i jepte kompanise asistence financiare dhe menaxheriale. Ata akuzohen per mashtrim dhe konspiracion ndaj ushtrise amerikane, pasi kane genjyer per origjinen e armeve, me qellim perfitimi te paligjshme. ----Presidenti i kompanise AEY u arrestua te premten ne Florida se bashku me tre persona te tjere, zv/presidenti i AEY, David Pakouz si dhe Aleksander Podrizki, i cili perfaqesonte kompanine AEY ne Shqiperi dhe Ralf Merrill, nje partner biznesi i Diverolit ne Jutah qe i jepte kompanise asistence financiare dhe menaxheriale. Ata akuzohen per mashtrim dhe konspiracion ndaj ushtrise amerikane, pasi kane genjyer per origjinen e armeve, me qellim perfitimi te paligjshme.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika