PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

KESH zbarkon ne qytetin e Vlores, nderpritet energjia per 100 debitore


E Marte, 24 Qershor 2008

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare zbret ne qytetin e Vlores per te ndeshkuar abonentet qe nuk paguajne faturat dhe qe vjedhin energjine. Aksioni per prerjet e paligjshme te debitoreve te elektrikut ka nisur mengjesin e djeshem ne qytetin bregdetar. Ilirian Shkembi, drejtor i Departamentit te Shitjes ne operatorin e sistemit te shperndarjes, ka qene ne krye te ketij aksioni, ndersa jane realizuar 100 prerje per debitoret e energjise elektrike. Drejtues te deges se KESH per Vloren, ne kuader te listes se borxhlinjve, kane nisur te presin dritat per te gjithe abonentet qe figurojne se nuk kane paguar, kryesisht firma, familje dhe deri ne biznese te medha. Shkembi tha se, "aksioni ka kaluar ne kater divizionet me te medha qe KESH ka ne Shqiperi, ndersa qytetaret duhet te kuptojne se energjia eshte nje mall konsumi qe duhet te paguhet". Operatori i sistemit te shperndarjes do te vijoje kontrollet dhe prerjet ndaj gjithe debitoreve, pavaresisht zones se ku ndodhen. Nderkohe qe sipas krereve te filialit, per kete vit zona e bregdetit te Vlores do te kete furnizim me energji pa nderprerje gjate gjithe sezonit turistik. Aksioni eshte fokusuar edhe ne zonen bregdetare, e cila duket me pak problematike se brendesia e qytetit. "Gjithsesi ne do te vijojme edhe ne ditet e ardhshme, me qellim qe te mundesojme minimizim e debitoreve", thane kreret e filialit per gazeten. Aktualisht ne Vlore numri i debitoreve familjare eshte shume me i larte se ai i bizsneseve, ndersa dje jane kryer rreth 100 prerje. Drejtuesit e ndermarrjes kane theksuar se aksioni do te vijoje ne gjithe qytetin, ndersa nuk do te mbeten jashte kontrollit edhe zonat bregdetare.

O.Hila


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika