PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Edi Rama: Hajde te luajme petash

Edi Rama: Hajde te luajme petash


E Merkure, 18 Qershor 2008

Pervec dhjetera puneve te mira dhe sherbimeve qe po i ben kryeqytetit, kryebashkiaku Edi Rama, duket se po kujdeset gjithnje e me teper edhe per te rikthyer te femijet disa lojera qe tashme jane drejt zhdukjes. Nje e tille eshte edhe ajo me peta, te cilet femijet shqiptare, kryesisht vajzat e vogla, tashme e pothuajse i kane bere dalje nga fondi i lojerave. Kjo per shume arsye, si rruget e bllokuara me hekura parkingjesh, trotuaret e shkaterruara, hyrjet e pallateve te reja, qe jane si hyrje bunkeri, mungesa e kendeve te lojerave etj. Duket se ne plan te pare e ka bashkia fajin per te gjitha keto qe radhitem me siper, por nuk eshte ashtu. Bashkia, aq shume e preferon kete loje, saqe kryetari Rama ka investuar miliona leke te taksapaguesve per ta mbajtur gjalle, madje pothuajse ne kushte luksi. Nje investim i tille shihet qarte, ne te gjitha segmentet ku bashkia ka shtruar pllakat e kuqe, nje risi qe te gjithe kujtuam se do te ishte nje shenje dalluese per Tiranen. Tani pergjate gjithe bulevardit “Zogu i Pare” dhe ne te gjithe gjatesine e “Deshmoret e Kombit”, femijet mund te luajne petash pas ores 23:00. Te gjithe pllakat qe kryebashkiaku i shtroi me aq zell e perkushtim, kane levizur nga vendi, duke krijuar nje terren mjaft te favorshem per te zhvilluar lojen, qe aq shume duhet ta kete dashur kryebashkiaku ne vogeli. (Me sa duket e dinte se do te behej edhe kryetari i PS-se, prandaj i zgjodhi ngjyre te kuqe). Premtimet e tij te perditshme: “Do ta shikoni ju Tiranen e se ardhmes”, po konkretizohen pak e nga pak ne lojen e petave, te cilen Rama duhet ta kete luajtur shume me shoqet e vogla te lagjes, saqe tani eshte bere pjese e pandashme e kryeqytetit. Madje, cdo nate, ai ka organizuar edhe grupe pune, te cilet me fshesa ne dore rrine ne gatishmeri prane pllakave qe kane levizur ne te dy bulevardet e Tiranes, duke hequr edhe makinat qe parkojne anes rruges. Dhe kur punetoret e shkrete e shohin se edhe sonte femijet nuk po vijne per te luajtur (ndoshta eshte pak vone, ora 23:00) fillojne t’i mbushin me rere dhe t’i nivelojne edhe nje here, pllakat e kuqe qe ne mengjes Tirana te ngjaje e bukur si cdo dite.




Komento artikullin | Shiko komentet (27 komente)
Te Tjera nga rubrika