PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen

Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen


E Hene, 16 Qershor 2008

TIRANE - Pjesa me e madhe e votave te dhena javen qe u mbyll ne rubriken "Personazhi javor", ishin per ministrin aktual te Puneve te Jashtme, Lulezim Basha. Ai u votua nga 58 per qind e 1700 lexuesve te "Koha Jone" online, pas premtimit te bujshem se viti i ardhshem do te hape kujfite me Bashkimin Evropian.

Para disa ditesh. zBasha, deklaroi se brenda vitit 2009, te gjithe shqiptaret do te hyjne dhe dalin ne vendet e "Shengen" pra ne 27 shtetet e BE-se, pa u detyruar qe te paraqesin ne pikat kufitare viza te ndonje prej ketyre vendeve. Premtimi i Bashes duket se rriti optimizmin te nje mase lexuesish, qe nder kater personazhe te sondazhit te perjavshem, vendosen qe te votojne masivisht per te.

Leonard Solis, deputet i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, eshte personazhi i dyte me i votuar ne faqen zyrtare te "Koha Jone" online. Solis, njeheresh dhe Sekretar i Pergjithshem i PBDNJ, ka marre 19.4 per qind te votave online, pasi javen e kaluar leshoi nje deklarate konstatuese per ish kryeministrin Fatos Nano. Solis deklaroi se "vlerat e ish kryetarit te Partise Socialiste dhe ish kryeministrit Fatos Nano, dalin me ne pah tani, qe ai i mungon politikes aktive shqiptare". Momentalisht, Fatos Nano eshte deputet ne Parlament. Ai ka paralajmeruar per nje rikthim aktiv ne politiken shqiptare, duke nisur nga shtatori i ketij viti. Gjithsesi aktualisht, ish lideri i socialisteve, ka preferuar te kaloje nje periudhe heshtjeje.

I treti ne renditjen e me te votuarve te "Personazhit javor" ne www.kohajone.com, eshte publicisti dhe shkrimtari i njohur Fatos Kongoli. Ai ka marre 17 per qind te totalit prej te pakten 1700 votash qe u dhane online, nga lexuesit qe kane te drejten e vetem nje vote. Ne ceremonine e dhenies se cmimeve "Akadamia Kult 2008", Fatos Kongoli u nderua me "Romanin me te mire te vitit 2007". Mongoli u vleresua nga nje juri profesionale dhe votat e qytetareve, per romanin e tij "Jete ne kuti shkrepesesh".

Nje nga emrat me te njohur te partise Levizja Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, gjithashtu eshte renditur ne kater me te votuarit e "Personazhit javor" te "Koha Jone". Vasili, ka marre vleresimet e 5.7 per qind te 1700 pjesemarresve ne votimin online te "Personazhit javor", pasi u perfshi ne debatin per referendumin. Vasili deklaroi se LSI eshte e vendosur te kerkoje qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te shkrihet. Kerkesa erdhi si argument pas vendimit qe mori para disa ditesh KQZ< per rrezimin e kerkeses se LSI dhe nje grupi intelektual, per zhvillimin e nje referendumi kombetar mbi ndryshimet kushtetuese qe u miratuan nga PD dhe PS ne Parlament. Ed.Ku


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika