PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Okulistet, rrezatimi i forte rriti urgjencat


E Merkure, 11 Qershor 2008

Sonila Isaku

Ndryshimet klimaterike, rrezatimi i forte diellor dhe pluhuri, qe gjendet kudo, ka rritur ndjeshem numrin e pacienteve, te cilet kane probleme me syte. Sipas mjekeve okuliste, keto faktore kane qene edhe shkaktaret per rritjen e numrit te vizitave me probleme ne sy, ne krahasim me te njejten periudhe te viteve me pare. “Rastet qe na kane ardhur me ngacmime te syve, si rezultat i kushteve te disfavorshme te klimes qe kemi kaluar, ka qene me i madh. Nje nga keto faktore eshte edhe rrezatimi i forte diellor, i cili influencon duke shkaktuar skuqje, kruarje dhe lotim”, pohon mjeku okulist, Gani Gashi. Sipas tij, njerezit kujtojne se kane placka ne sy, por ne te vertete ata nuk kane, por jane shqetesimet qe u shkaktohen nga faktoret e stines se nxehte.

Keshillat

Keshilla kryesore qe japin mjeket eshte qe pacienti te mos qendroje ne diell ne momentin kur eshte i prekur edhe nga infeksioni. Per kete eshte shume e nevojshme qe pacientet, te cilet kane probleme te tilla me syte, duhet qe te shmangin ekspozimin e tyre per orare te zgjatura ndaj rrezatimeve dhe sidomos atyre te fortave edhe diellit. Kjo pasi qendrimi per nje kohe te gjate ne rrezatimet e diellit mund te sjelle nje impakt jo te mire ne gjendjen shendetesore te pacientit. Nderkohe, ajo qe mjeket rekomandojne te te gjithe qytetaret eshte perdorimi i syzeve te diellit, te cilat i parandalojne disi keto lloj semundjesh. “E vetmja gje qe mund te keshillojme eshte perdorimi i syzeve te diellit per te gjithe. Sepse ato mund te mbrojne syte disi nga pluhurat dhe nga rrezatimi i forte”, pohon specialisti. Sipas tij, eshte e nevojshme qe keto syze te jene cilesore, pasi shume here syzet jo te mira shkaktojne probleme te tjera te syte. E rendesishme eshte qe recetat mjekesore te perdoren ne baze te rekomandimeve te dhena nga mjeku dhe jo te lihen pergjysme. Nje mjekim normal kerkon te pakten 2 jave kohe, dhe kjo eshte me e domosdoshme perpara periudhave te plazhit, pasi syte perballen per nje kohe te gjate me rrezet e forta te diellit.



Shkaktaret dhe simptomat

Temperaturat e larta

Ndotja e ambientit

Mos mbajtja e higjienes

Rrezatimet e forta

Lotim i shpeshte i syrit

Dhimbje dhe fryrje te syrit

Rendim te qepallave

Sekrecione te lengshme

Temperatura




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika