Konferenca e Rektoreve, pritet hartimi i statutit te ri
E Merkure, 11 Qershor 2008
Brenda kesaj jave, ministri i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, do te mbledhe Konferencen e Rektoreve, me perfaqesues rektore dhe drejtues te 12 universiteteve publike dhe 19 universiteteve private. Ne kete mbledhje te pare te Konferences se Rektoreve, do te diskutohet nder te tjera edhe per hartimin e nje statuti te ri te ketij organi, ne baze te ligjit te Arsimit te Larte, dekretuar nga Presidenti i Republikes, ne maj te vitit te kaluar. Statutit te Konferences se Rektoreve mund t’i behen ndryshime, shtesa, shfuqizime, vetem me propozim te Asamblese se Pergjithshme dhe miratim te ministrit te Arsimit dhe Shkences. Statuti hyn ne fuqi diten e miratimit te tij nga ministri i Arsimit dhe Shkences. Sipas statutit ne fuqi, Konferenca e Rektoreve perbehet nga rektoret e universiteteve publike dhe private nen juridiksionin e MASH. Ky organ ka ne perberje te tij edhe nje anetar, perfaqesues i MASH, i autorizuar nga ministri. Organi kolegjial autonom i Konferences se Rektoreve perfaqesohet nga kryetari i saj. Zgjedhja e kryetarit dhe kompetencat e konferences burojne nga ligji i Arsimit te Larte dhe caktohen nga ky statut.