PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Firmat e pastrimit ndotin Tiranen

Firmat e pastrimit ndotin Tiranen


E Merkure, 11 Qershor 2008

Ndotja e mjedisit nuk vjen vetem per shkak te gazrave qe clirojne automjetet, ndotja qe shkaktojne firmat e ndertimit. Ajo eshte edhe pasoje e faktit qe firmat e kontraktuara nga bashkia per pastrimin e qytetit, nuk zbatojne pikat e kontrates qe lidhen me lagien e rrugeve ne menyre te vazhdueshme. Specialistet e Agjencise Rajonale te Mjedisit japin alarmin se kjo shkelje tolerohet pikerisht nga Bashkia e Tiranes, e cila normalisht duket te mbikeqyre punen e ketyre firmave te pastrimit, nese i zbatojne pikat e kontrates apo jo.

Ndotja

Agjencia Rajonale e Mjedisit e konfirmon faktin se ndotja e mjedisit eshte akoma ne permasa shqetesuese. Ndersa, sipas specialisteve te saj, nje gje e tille mund te shmanget, ndoshta jo teresisht, por ne pjesen me te madhe nese firmat e pastrimit zbatojne pikat e kontrates. “Normalisht, njera nga pika kryesore te saj parashikon nder te tjera lagien e rrugeve ne menyre sistematike, sidomos gjate sezonit te veres, kur shirat jane te rralla ose mungojne fare”, thone specialistet e ARM-se. Sipas tyre, ky proces do te ulte ne maksimum nivelin e ndotjes. Ne kete menyre, ne do te kishim nje Tirane me te paster dhe do te thithnim me pak pluhur. Megjithate, asnje prej firmave te pastrimit nuk denjon qe ta kryeje nje detyrim te tille, duke shkaktuar ne kete menyre pasoja ne shendetin e njerezve. Eshte pikerisht Bashkia e Tiranes, ajo qe duhet te mbikeqyre faktin nese firmat e kontraktuara prej saj i plotesojne kushtet e pastertise. Megjithate, sipas Agjencise Rajonale te Mjedisit, bashkia “nuk e ve ujin ne zjarr”, per kete ceshtje. E, si pasoje, cdonjerit prej nesh i shkurtohet 1,5 vite jete, vetem per shkak te ndotjes. As kryebashkiaku Rama dhe as pronaret e firmave te pastrimit nuk mund t’i kompensojne keto vite, e megjithate te gjithe heshtin. Ndoshta kur te kujtohemi te reagojme ne lidhje me keto deme, organizmi yne nuk do te mund ta beje nje gje te tille, sepse do te jete teper vone.

Bashkia

Edhe kesaj here, qytetaret e Tiranes perballen me nje paradoks te madh. Ndersa firmat e pastrimit, nga vete emri duhet te jene ato qe te kujdesen per pastertine e kryeqytetit tone, ndodh e kunderta. Jo vetem kaq, por me se shumti ato jane autore te ndotjes se mjedisit. Jo vetem per faktin qe nuk lagin rruget, por edhe duke mos i zbatuar kushtet teknike per transportimin e plehrave. Keshtu, sipas Agjencise Rajonale te Mjedisit, firmat ne fjale kane qene disa here pre e gjobave te vena nga ajo. Megjithese ato jane paguar me misionin e vetem qe te mbanin kryeqytetin paster, keto firma e kane ndotur me keq ate. Sipas agjencise ne fjale, makinerite qe perdornin per heqjen e mbeturinave, ishin mjaft te amortizuara dhe kane shkaktuar vazhdimisht ndotje te mjedisit, fenomen i cili po trashegohet edhe me ane te firmave aktuale te pastrimit. Keto kompani private, te cilat kane fituar tenderin e pastrimit te qytetit para pak vitesh, kane mbuluar rreth 78 per qind te siperfaqes urbane te tij, pasi pjesen tjeter e ka nen “juridiksion” Ndermarrja e Pastrimit ne Bashkine e Tiranes. Gjate kontrolleve te vazhdueshme qe ka bere Agjencia Rajonale e Mjedisit, ka nxjerre konkluzionin se shkaktare te ndotjes se mjedisit, kane qene pikerisht firmat e caktuara per pastrimin e qytetit. Nderkaq, edhe qytetaret nuk e kane anashkaluar kete problem, por kane cuar ankesa ne drejtim te Njesive Bashkiake. Sipas tyre, firmat e pastrimit nuk bejne largimin e mbeturinave ne oraret e caktuara, duke bere qe ne nje pike te grumbullohen me teper mbetje sa c’eshte parashikuar. Ndersa per sa iu perket pastrimit te rrugeve, sipas tyre, edhe ai nuk behet si duhet. Rregulli kryesor qe duhet zbatuar me perpikmeri qe te ulet niveli i ndotjes eshte lagia me uje e rrugeve, ne menyre qe te eliminohet sasia e madhe e pluhurave dhe gazrave qe clirojne makinat. Megjithate, nje veprim te tille duhet ta kryejne edhe firmat e ndertimit, te cilat duhet te lagin terrenin e sheshit ne ndertimit, sepse ai shkakton shume pluhur. Fakti qe shumica e tyre punon me makina te amortizuara, e rrit nivelin e ndotjes, duke ndikuar drejtperdrejt ne shendetin e njerezve.

Si duhet te veprojne ndertuesit

Ne kushtet e ndertimeve, firmat zbatuese duhet te ndjekin nje sere procedurash, per te shmangur tejndotjen e mjedisit. Behet fjale per lagien sistematike te rruges, mbulimin dhe larjen e kamioneve qe transportojne inertet. Po ashtu, firma duhet te hedhe mbeturinat qe nuk u hyjne ne pune

Ndotja na shkurton 1,5 vjet jete

Gazrat te cilet clirohen ne ajer jane nje nga shkaktaret kryesore, te cilet ndikojne ne uljen e jetegjatesise se shqiptareve. Grimcat e cliruara nga gazrat jane disa here me te rrezikshme se ato te pluhurit. Ndotja e larte ndikon direkt ne uljen e jetegjatesise se shqiptareve nga 1,5 deri ne 2 vjet jete.

30 Per qind me shume sesa normat e Bashkimit Evropian eshte masa e ndotjes se mjedisit ne vendin tone. Ne kete perqindje “kontribuon” edhe bashkia, duke mos lagur rruget e Tiranes.

1,5 Deri ne dy vjet jete i shkurtohen mesatarisht cdo qytetari te Tiranes per shkak te nivelit te ndotjes tej normave te lejuara. E, megjithate organet vendore nuk marrin asnje mase per kete.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika