PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Tirana pėrmbytet, Edi Rama ia bėn me dorė nga Shkodra

Tirana pėrmbytet, Edi Rama ia bėn me dorė nga Shkodra

Luljeta Ndoka
E Hene, 09 Qershor 2008

Te gjithe ata qe fati e ka sjelle te ndodhen jashte banesave te tyre, e kane pesuar keq dje. Kane mjaftuar vetem pak minuta qe i gjithe shiu t'u bjere mbi kurriz. Por, ky eshte problemi me i vogel qe ka shkaktuar shiu i rrembyeshem i rene dje rreth ores 14.00. ai ka arritur te permbyte rruget, bizneset modeste te shume tregtareve te vegjel si edhe katet e para te pallateve shumekateshe, madje edhe atyre te ndertuara vitet e fundit. Me problematike, reshjet e shiut kane qene pikerisht ne keto zona, me sa duket per shkak te rrjetit te kanalizimeve, cilesia e te cileve le shume per te deshiruar.

Permbytja

Ne vetem 10 minuta metropoli shqiptar eshte bere permbytur dje nga shirat e rrembyeshem. Dhjetera shtepi, por edhe biznese kane pesuar deme, ndersa "lumenjte" e vegjel te krijuar neper rruget dytesore kane krijuar nje amulli dhe trafik teper te renduar. Disa nga lagjet me te banuara te kryeqytetit kane qene dje epiqendra e reshjeve te shiut, te cilat ne fakt nuk kane zgjatur shume. Nese ato do te kishin rene per me shume se nje ore gjate dites se djeshme, pasojat mund te ishin te paimagjinueshme. Ne vetem pak minuta reshjet e shiut vune ne rrezik bizneset dhe shtepite e banoreve te zonave te ndryshme, ndersa nga Bashkia e Tiranes nuk rezulton te kete pasur asnje reagim, qofte edhe premtim bosh per sistemimin e rrjeteve te kanalizimeve. Me te ekspozuara ndaj shirave te rrembyeshem kane qene lagjet e reja te Tiranes, por nuk mbeten prape edhe ato te vjetrat, si per shembull rruga e Elbasanit. Ndersa per sa i perket zonave te reja, problemi ka qene me i dukshem ne zonen e "Komunes se Parisit", apo edhe te "Unazes se Re". Edhe kesaj here duket se banoret e Tiranes jane ne meshire te kushteve hidrometeorologjike. Keshtu, ata duhet te fillojne te lusin Zotin qe te mos ndodhe me ashtu sic ndodhi dje, apo diten e 24 marsit te ketij viti, kur pothuaj gjithe Tirana ra "viktime" e demeve te ardhura nga reshjet e paperballueshme te shiut.

Demet

Ndonese reshjet e djeshme ishin te kufizuara ne kohe, por jo ne vellim, ato shkaktuan probleme ne perditshmerine e jetes se njerezve. Qindra banore jane detyruar te "ngujoheshin" ne shtepite e tyre, per shkak se shkalla e tyre ka qene e bllokuar nga permbytjet. Gjithashtu, mjaftoi nje shi i rrembyeshem, qe investimet disamilioneshe te disa qytetareve te shkonin kot. Disa prej bizneseve me te medha te zonave te ndryshme te Tiranes jane shumezuar me zero per shkak te shirave. Edhe ky rast tregoi se kryeqyteti eshte vend i paradokseve te medha. Nese pasojat logjikisht duhej te ishin me te medha ne lagjet e vjetra te Tiranes, aty ku presupozohet qe edhe rrjeti i kanalizimeve eshte me i demtuar per shkak te amortizimit, ndodh e kunderta. Sikurse jemi te gjithe deshmitare, me shume permbytje ka pikerisht ne rruget ku ka me shume ndertime te reja. Nje gje e tille ka ndodhur ne rrugen "Komuna e Parisit", ne zonen e Unazes se Re, ne Rrugen e Elbasanit, etj. E prapeseprape, bashkia vazhdon te qendroje ne heshtje. Ajo nuk ka bere qofte edhe ndonje premtim bosh, per te qetesuar qytetaret qe fati i tyre nuk do te varet nga situata meteorologjike. Ndermarrja e Ujesjellesit ka deklaruar para pak kohesh se ky institucion nuk ka bere si duhet rrjetin e kanalizimeve, duke krijuar nje disnivel mes nivelit te Lanes dhe rrjetit te kanalizimeve. Ujerat e bardha e kane te pamundur qe te derdhen ne Lane, si pasoje e moszbatimit te kushteve teknike ne ndertimin e ketij rrjeti. Shpeshhere ka mjaftuar nje shi mjaft i lehte qe te krijoje probleme ne zona te ndryshme te kryeqytetit. Kjo ka ardhur per shkak te mangesive ne rrjetin e kanalizimeve, gje te cilen po e paguajne shume shtrenjte qytetaret. Shume prej tyre u ankuan dje se u ishin permbytur dyqanet dhe shtepite. "Kemi frike madje edhe t'i leme femijet te dalin perjashta, sepse para pallatit jane krijuar pellgje uji te ndotur", tregojne banoret, duke kerkuar zgjidhjen ne menyre sa me te shpejte.



Sipas sinoptikaneve, vlerat do te rriten ne 5 grade



Temperaturat do te rriten ne mesjave



Sipas shefit te sektorit te parashikimit te motit ne Institutin e Energjise, Ujit dhe Mjedisit, Bojko Themelko, gjate javes ne te cilen sapo kemi hyre pritet qe temperaturat te pesojne nje rritje te ndjeshme. Vlera e para te tyre do te nisin te rriten qe nga dita e sotme. Keshtu, mengjesin e sotem pritet qe temperaturat mesatare te jene rreth 17 grade. Ndersa ne oren 14.00 te dites se sotme, ato do te pesojne nje rritje te lehte, duke arritur ne vleren e 22 gradeve. Megjithate rritjen me te ndjeshme, temperaturat do ta kene ne mesin e javes aktuale. Keshtu, gjate 24 oreve te ardhshme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot i kthjellet me vranesira te perkohshme, sidomos ne pjesen lindore te vendin. Era do te fryje e lehte dhe mesatare nga kuadrati i veriut. Temperaturat maksimale ne mesdite do te arrijne ne vleren e 26 gradeve, pra rreth 5 grade me te larta. Parashikohen edhe reshje shiu ne pjesen veriore dhe verilindore te vendit. Ndersa pasneser, do te mbizoteroje pothuaj e njejta situate hidrometeorologjike. Keshtu, ne kete dite mbi vendin tone do te mbizoteroje pergjithesisht mot i kthjellet, me vranesira te pakta e te perkohshme. Reshjet do te jene te pranishme ne pjesen e dyte te dites ne zonen veriore, verilindore dhe juglindore te vendit. Megjithate, ato nuk do te jene mbizoteruese, te pakten jo aq sa kane qene keto ditet e fundit. Pergjithesisht ne fundjave pritet permiresim i motit.

Kanalizimet, shkak i permbytjeve

Me se shumti, rrjeti i kanalizimeve eshte shkaku kryesor se pse Tirana permbytet sa here qe bie shi. Mjafton qe ai te jete dhe i lehte dhe ne perballemi me rruge te permbytura, me katet e para te pallateve te bllokuar si rezultat i pellgjeve te ujit, etj. Sipas burimeve nga Ujesjellesi, Bashkia e Tiranes nuk ka bere si duhet rrjetin e kanalizimeve, duke krijuar nje disproporcion mes nivelit te Lanes dhe rrjetit te kanalizimeve. Ujerat e bardha e kane te pamundur qe te derdhen ne Lane, si pasoje e moszbatimit te kushteve teknike ne ndertimin e ketij rrjeti.

Lagjet e ekspozuara ndaj fenomenit

Mund te duket paradoks por ne fakt zonat qe jane me te ekspozuara ndaj fenomenit te permbytjeve ne kryeqytet, jane pikerisht aty ku ka ndertime te reja shumekateshe. Sipas burimeve, atje rrjeti i kanalizimeve le shume per te deshiruar. Eshte pikerisht ky shkaku pse shpeshhere ka mjaftuar nje shi mjaft i lehte qe te krijoje probleme te medha. Kjo ka ardhur per shkak te mangesive ne rrjetin e kanalizimeve, gje qe duhet riparuar patjeter. Te pakten nese nuk duhet qe te jemi ne meshiren e fatit dhe te lutemi te mos bjere shi.


Komento artikullin | Shiko komentet (14 komente)
Te Tjera nga rubrika