Plazhi ku "lulezojne" tezgat dhe "karabushet"
E Diele, 08 Qershor 2008
Tashme te shkodranet kane nisur ethet e veres. Megjithese jemi ne fillim te sezonit turistik, me shume se 85 per qind e hoteleve, sipas pronareve, jane te prenotuara. Nuk ka se si te mos jete i shqetesuar, ndersa pritet qe ketu te mbajne frymen te pakten 140 mije pushues ne secilin prej 15-diteshve te kesaj vere. Nikolle Maruku, kryetari i komunes se Velipojes, ka megjithate bindjen se edhe ky sezon do veje mbare. "Ka perfunduar rruga deri ne Vilu dhe kjo lehteson rrugetimin ne plazh. Eshte sistemuar shetitorja, megjithese duhet punuar serish per te, ndersa per sa i perket ndertimeve pritet vendimi i qeverise ne lidhje me ndertimet e legalizimet e te gjithe zones bregdetare". Drita dhe uji pritet te kete "non stop" sipas marreveshjeve te bera me Ndermarrjen e Ujesjellesit dhe filialin e KESH ne Shkoder. "Jane qindra hotele dhe shtepi banimi qe tashme jane gati te presin pushuesit", thote Nikolla, duke shtuar se pushteti vendor ka hartuar nje plan masash per argetimin e pushuesve, me organizim koncertesh ne shetitoren kryesore 2-3 here ne jave gjate tre muajve te veres. Nderkohe problem mbetet tregtimi i mallrave industriale, pasi per ushqimoret komuna ka ngritur nje treg bashkekohor. Gjithkund shikon mallra te vendosur pertoke, te cilat konkurrojne dyqanet me cmimet e uleta. Velipoja eshte nje nga "tregjet" e medhenj te biznesit te "karabusheve" (sic quhen ndryshe misrat e pjekur.) Pushuesit jane mesuar tashme me karrocat e prodhuara per llac qe mbajne misra, qymyr dhe nje zgare, duke i pjekur misrat pushuesve. Ne fakt ka rezultuar nje nga bizneset me te famshem ne kete plazh dhe shume me dobiprures se nje dyqan i vogel. Se paku keshtu thone ata qe kane braktisur dyqanet dhe kane marre thesin me misra, duke siguruar te ardhura per gjithe vitin.
Plazhi verior, pak gjeografi
Komuna e Velipojes shtrihet ne veri te Shqiperise dhe ne jug te qytetit te Shkodres. Ajo ka nje siperfaqe prej 72,4 kilometrash katrore. Ne veri kufizohet me komunen e Dajcit, ne jug me detin Adriatik, ne lindje me prefekturen e Lezhes dhe ne perendim me lumin Buna. Komuna perbehet nga 10 fshatra dhe ka nje popullsi prej 8146 banoresh. Pozita gjeografike eshte shume e favorshme, ku nderthuren deti dhe lumi, laguna dhe rezervati natyror, fusha pjellore dhe pyje, kodra e male. Ka rreth 14 kilometra vije bregdetare, ku plazhi shquhet per cilesine e larte te reres si dhe resurse te panumerta per zhvillimin e turizmit lumor e malor, gjuetise e peshkimit, si dhe bujqesise e blegtorise. Megjithate, infrastruktura, pothuajse teresisht e amortizuar, eshte bere nje pengese serioze per zhvillimin e kesaj zone me resurse te panumerta.