Kufizimet e energjise prekin vendet ish-komuniste
E Shtune, 07 Qershor 2008
Nga Stefan Wagstyl, Thomas Escritt, Kester Hedí, Neil MacDonald
Ne nje qoshe te humbur te Hungarise, prane kufirit me Ukrainen, inxhinieret jane duke filluar punimet per ndertimin e centralit me te madh energjetik ne ish-vendet komuniste te Evropes Lindore dhe Juglindore pas renies se Murit te Berlinit. Dy njesite e para pret 400 MW te centralit me vlere 1,5 miliard euro ne Nyirtass duhet te perfundojne ne 2011, ndersa 4 te tjerat do te perfundojne ne 2013.
"Hungaria vuan nga nje mungese e forte energjie, si rezultat i nje numri te madh centralesh te vjetra dhe me rendiment te ulet", thote Istvan Goczi, shef ekzekutiv i EMFESZ, nje distributor i energjise. "Centrali modern energjetik pret 2400 MW qe po ndertojme ne kufirin me Ukrainen do te ndihmoje per te kapercyer kete hendek dhe do te na lejoje neve te eksportojme energji drejt Ballkanit, duke e kthyer Hungarine ne nje eksportues te energjise". Rrjeti i mbingarkuar energjetik i rajonit eshte duke shkaktuar probleme te shumta.
Kompanite hungareze ankohen per kostot e larta te energjise, ndersa ka nderprerje te vazhdueshme te energjise ne Shqiperi, ne vendin me te varfer te rajonit, dhe ne Kosoven e re te pavarur. Maqedonia gjithashtu vuan pret nderprerjeve sporadike. Ne Bukuresht, kryeqyteti i Rumanise dhe qyteti i 6 me i madh ne BE, pompat e furnizimit me uje dhe kondicioneret ndalojne ne momentet e pikut.
"Ne jemi duke u perballur me kufizime energjie", thote Vuk Hamovic, president i EFT-se, tregtuesit me te madh te energjise ne ish-republikat jugosllave. Nje studim i publikuar vitin e kaluar nga kompania e konsulences KPMG, arrinte ne perfundimin se nevojiten "investime te medha" per prodhimin, transmetimin, shperndarjen dhe efikasitetin energjetik.
Evropa juglindore dhe Hungaria dolen nga komunizmi me nje sektor te madh energjitik te ndertuar per t'i sherbyer industrise se rende, e cila u shemb pas 1989, duke lene prapa nje mbi prodhim. Por prej 2000 rritja e vazhdueshme ekonomike e ka cuar kerkesen per energji pertej niveleve te epokes socialiste. Nderkohe, BE-ja detyroi Bullgarine te reduktoje prodhimin ne centralin berthamor te Kozodulit, nje pret prodhuesve me te medhenj ne rajon.
"Mbyllja e ketyre 4 blloqeve nxori ne drite te gjithe problemet", thote Pandita Parshad, drejtore per ceshtjet e energjise ne BERZH.
Sipas Traktatit Evropian te Energjise, te nenshkruar me 2005 nga BE dhe shtetet e Evropes Juglindore, vendet inkurajohen te furnizojne njeri-tjetrin me energji ne kohen kur nevojitet, me Rumanine dhe Bullgarine si eksportuese kryesore. Ne praktike, argumentet ligjore dhe nje mungese lidhjesh interkonjeksioni nderkufitare, nje trashegimi e mbetur prej luftes ne ish-Republikat jugosllave, do te thote se eksportuesit nderkombetare te energjise mund te mos mbulojne te gjitha kufizimet lokale te energjise.
Dimrat e bute te koheve te fundit kane ndihmuar ne perballimin e kesaj situate. Por presioni eshte i pandalshem: ekonomistet parashikojne nje rritje vjetore te konsumit pret 3%; duke pranuar se ekonomite e rajonit do te vazhdojne rritjen ekonomike ne nivelin aktual pret 5-6%.
Rrjeti i shperndarjes eshte privatizuar ne pjesen me te madhe - me perjashtim te Serbise - por qeverite ruajne nje kontroll sinjifikativ te kapaciteteve prodhuese ne pjesen me te madhe te vendeve, duke filluar prej 50% te Bullgarise ne me shume se 90% ne ish-republikat jugosllave. Marredheniet midis rregullatoreve, prodhuesve, shperndaresve dhe konsumatoreve jane shume larg te qenit te mira.
Qeverite e rajonit jane duke reformuar industrine energjetike duke inkurajuar investitoret private. Investimet jane duke u rritur ne menyre te vazhdueshme dhe vihet re se kane filluar te ndertohen centrale te reja elektrike me gaz ne Hungari, permiresime ne minierat e qymyrgurit dhe kompleksin energjetik te Marices lindore ne Bullgari, dhe nje reaktor pret 750 MW u fut mitin e kaluar ne rrjet ne Cernavoda te Rumanise.
Investimet e mbeshtetura edhe nga BE jane duke u kanalizuar ne linjat e interkonjeksionit nderkufitare. Por projektet me te medha jane akoma te gazsjellesit. Ne Rumani, kete vit u krijua nje konsorcium qe perfshin kompanine shteterore rumune te energjise berthamore dhe kompani te huaja per te ndertuar edhe 2 reaktore te tjere 750 MW ne Cernavoda.
Ne Bullgari, autoritetet planifikojne te ndertojne nje central berthamor me 2 reaktore ne Belene, prane kufirit rumun, ne nje projekt prej 4 miliard Euro qe do te zbatohet nga Rusia. Ne Kosove, autoritetet jane duke u perpjekur te modernizojne kapacitetet ekzistuese dhe per te siguruar investitore per nje central elektrik qe do te shfrytezoje rezervat gjigande te linjitit.
Banka Boterore vlereson se totali i investimeve te reja ne rajon, duke perjashtuar Hungarine, ne 2020 do te jete rreth 9,5 miliarde euro, plus nje kosto prej 5,8 miliarde euro ne rehabilitimin e centraleve ekzistuese. Megjithate, veshtiresia eshte se keto investime te medha nuk do te hyjne ne rrjet perpara 2011.
Z.Hamovic ne EFT thote: "Nuk do te kete asnje lehtesim deri ne 2013. Mbeshtetur mbi te dhenat e prodhimit dhe konsumit per 5 vitet e ardhshme, ky rajon do te perballet me kufizime energjetike dhe per rrjedhoje cmimet do te rriten".
"The Financial Times"