PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Procedurat per lejet krijojne kosto per biznesin


E Shtune, 07 Qershor 2008

Qeveria duhet te ndermarre hapa konkrete per liberalizimin dhe lehtesimin e licencave, pas idese se hedhur disa dite me pare nga Kryeministri Berisha. Deklaraten e ka leshuar dje Konfindustria Shqiptare, e cila i ka kerkuar qeverise te kryeje sa shpejt permiresimet ligjore perkatese, qe lidhen me hyrjen ne fuqi dhe zbatimin ne praktike te idese per thjeshtezimin e procedurave per marrjen e lejeve dhe licencave. Konfindustria kerkon, qe nje numer i madh lejesh dhe licencash te kalojne nga "te detyrueshme per t'u pajisur" ne parimin e njohur te "vetedeklarimit" nga ana e subjekteve, duke u shoqeruar me masa te skajshme ndeshkuese per abuzuesit nga institucionet pergjegjese shteterore te kontrollit. Konfindustria, mbeshtetur ne interesat dhe kerkesat e vazhdueshme te industrialisteve me te rendesishem te vendit, ka kohe qe ka shprehur domosdoshmerine e thjeshtimit te thelle te mases te madhe te lejeve dhe licencave, qe sot jane ne fuqi ne legjislacionin shqiptar. Bazuar ne te gjitha te dhenat, tregohet se numri jashtezakonisht i madh i lejeve dhe licencave, qe duhet te pajisen bizneset shqiptare, eshte kthyer ne humbje financiare dhe kohe, per shkak te burokracive te administrates publike. Sipas, Konfindustrise, sistemi i renduar i licencimeve, i krijuar ne vite, ka ndeshur ne vazhdimesi rezistence per t'u lehtesuar pikerisht nga institucionet pergjegjese te pushtetit qendror dhe pushtetit vendor. Konfindustria keshillon qe institucionet e ngarkuara per kryerjen e procesit te thjeshtimit te sistemit te licencimit nuk duhet te kene konflikt interesi ndermjet tyre. Procedurat e licencimeve jane konsideruar nje pengese mjaft e madhe per terheqjen e investimeve vendase dhe te huaja. Gjithashtu, sipas Konfindustrise, ne kete kosto shtese krejt te panevojshme, sidomos per prodhimin dhe sherbimet vendore, nderkohe qe krijojne nje hapesire te gjere per korrupsion nga institucionet shteterore te ngarkuara per leshimin e lejeve dhe licencave.

Kryeministri: Do liberalizojme licencat

Pak dite me pare, Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave per thjeshtimin e thelle te sistemit te lejeve dhe licencave, qe jane ne fuqi aktualisht ne legjislacionin shqiptar ne pushtetin qendror dhe vendor. Thjeshtimi i tyre shihet si nje lehtesim per ambientin e biznesit


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika