PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kredia ne leke, bien interesat


E Shtune, 07 Qershor 2008

Interesat per kredine ne monedhen vendase po vijne drejt zbutjes. Ecuria e tyre gjate muajve te pare te vitit 2008 ka shenuar ulje. Ne tremujorin e pare te vitit eshte vene re nje ulje e theksuar e interesit per kredine e re ne leke, nderkohe qe kerkesa per kredi ka vazhduar te jete e larte.

Banka e Shqiperise. ne nje vezhgim qe i kane bere tregut te kredise. ka konstatuar se norma mesatare e interesit per kredine e re ne leke ra ne 12,25 per qind ne muajin mars, nga 13,91 per qind ne dhjetor dhe 14,51 per qind ne muajin janar. Sipas autoritetit qendror bankar, normat e interesit te kredise se re ne leke jane ndikuar kryesisht nga interesat me te ulet te kreditimit te bizneseve. Njekohesisht, edhe kredia akorduar per individet per konsum eshte shoqeruar me renie te lehte te normave te interesit gjate ketij viti. Fenomeni i uljes se interesave per kredine ne leke, pervecse ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne lehtesimin e kostove per ato qe perfitojne kredi ne monedhen vendase, ka cuar edhe ne uljen e kostos se ndermjetesimit ne ekonomi, duke treguar per rritjen e eficiences se sistemit kredidhenes. Banka e Shqiperise mendon se shkaku kryesor qe mund te kete ndikuar ne uljen e interesave eshte permiresimi i infrastruktures se sistemit bankar, me prezantimin e Regjistrit te Kredive, i cili mund te kete cuar ne uljen e perceptimit te rrezikut per kredine ne pergjithesi. Gjithashtu, rritja e ndergjegjesimit per rrezikun qe mbart kreditimi ne valute i atyre klienteve, qe kane te ardhura ne leke, mund te kete nxitur rritjen e konkurrences se bankave ne tregun e kredise. Nderkohe qe norma e interesit per kredine ne leke ka shenuar ulje nuk ka ndodhur keshtu per kredine e ne euro. Normat e interesit per kredine ne euro kane ecur ne perputhje me ecurine e interesave ne tregun nderkombetar. Interesi mesatar per kredine e re ne monedhen evropiane eshte rritur ne 7,78 per qind, ne muajin mars. Diferenca e tyre me depozitat ne te njejten monedhe eshte ulur ne tremujorin e pare dhe eshte me e ngushte se ne rastin e monedhes vendase. Me se shumti, bankat kreditojne ne monedhen evropiane. Sipas te dhenave, me shume se 70 per qind e totalit te kredise qe jepet per ekonomine eshte ne valute. Per pasoje kreditimi i ekonomise ne nje mase ka kaq te larte ne valute mbart rreziqe prej kursit te kembimit. Banka e Shqiperise ka lajmeruar bankat e nivelit te dyte qe per klientet, qe kane te ardhurat ne leke, kredia duhet te jepet ne leke, ndersa per ata qe kane te ardhurat ne euro te aplikohet monedha e perbashket per kredi. Shperndarja sipas monedhave e portofolit te kredise, e cila dominohet nga kredia ne euro, vijon te mbeshtetet nga forcimi i monedhes vendase ne tregun valutor, si dhe kostoja me e larte qe shoqeron kreditimin ne leke. Ne mungese te forcimit te lekut, gjate vitit te fundit, kredia ne valute do te kishte nje rritje vjetore rreth 8.5 miliarde leke me te larte.

Frenohen ritmet e rritjes se huase

Kredia per ekonomine gjate tremujorit te pare te vitit 2008 eshte rritur mesatarisht me 47,3% ne terma vjetore. Tendenca renese e ritmit te kredise, shfaqur prej me shume se dy vitesh, ka qene me e theksuar gjate muajit mars, kur rritja vjetore e teprices se kredise arriti ne 44,9%. Ky ngadalesim i ritmeve te rritjes se kredise eshte ndikuar si nga ecuria e kredise per biznese ashtu edhe per individe. Por kontributi i ketyre te fundit ne rritjen e kredise ne mars, ka rene me shume se ai i biznesit. Pavaresisht ritmeve renese, ne terma absolute kredia vazhdon te zgjerohet, sikurse edhe nje vit me pare, me rreth 22 miliarde leke.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika