Porto Romano, plazhi "arkeologjik"
E Marte, 03 Qershor 2008
Plazhi i Porto Romanos vitet e fundit frekuentohet nga mjaft pushues, te cilet preferojne qetesine e plote dhe ujin e paster. Dy hotele me restorantet perkatese jane ndertuar pikerisht aty ku nis kodra e Kepit te Palit dhe ku mund te shijohen edhe zbulimet arkeologjike te viteve te fundit.
Erzeni, rere por jo asfalt
Pas pyllit me pisha dhe lagunes se vogel detare, qe ndodhet prane Bisht Kamzes, 12 km ne veri te Durresit nis plazhi qe nga kanali i Jubes vazhdon per tre km deri ne grykederdhjen e Erzenit. Atje mungojne ende strukturat turistike, por ne kembim rera dhe uji jane mjaft te paster.
Hamallaj ne pritje te rruges
Ne plazhin e Hamallajt, mund te mberrish duke kaluar nga Sukthi, e me pas nga Kthesa e Ariut. Eshte nje hapesire ende pak e shfrytezuar. Rruga Maminas-Gjiri i Lalzit, me nje financim prej 10 milione USD nga qeveria shqiptare pritet te perfundoje brenda vitit 2009, cka pritet te zhvilloje edhe turizmin.
Shen Pjetri, plazhi i perspektives
Plazhi i Shen Pjetrit fillon pikerisht aty ku Kepi i Rodonit fillon te futet ne det perreth 2 km. Ai eshte pjese e komunes se Ishmit, ndersa ne shpine te plazhit ndodhet fshati Fushe Drac. Tre hotele te ndertuar vitet e fundit, si dhe fshati turistik Lura, e bejne kete territor gjithnje e me te afert per pushuesit.