PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjeografia, 60 km plazhe te virgjera


E Marte, 03 Qershor 2008

Qarku i Durresit ka nje vije te gjate bregdetare prej 61.8 km, qe nis ne Perroin e Agait ne jug, aty ku Durresi ndahet me rrethin e Kavajes dhe perfundon ne grykederdhjen e lumit Ishem, ku nis edhe rrethi i Kurbinit. Per shkak te infrastruktures se amortizuar, vija bregdetare e Durresit nuk eshte e shfrytezuar ne te gjithe gjatesine e saj. Plazhi i Durresit, qe eshte me i njohuri ne te gjithe vendin, shtrihet ne mesin e gjirit detar me te njejtin emer. Ne fillim te viteve '70, ne kete territor ndodhen ndryshime te rendesishme, si ngritja e disa hoteleve te medha dhe me pas e qindra kabinave e cadrave ditore per pushuesit nga i gjithe vendi. Historia e plazhit te Durresit ka filluar ne vitet '20 te shekullit te kaluar, kur ne dunat e reres prane rruges me kalldrem Durres-Kavaje nisen te shfaqen vilat e para. Nje plan rregullues i Bashkise se Durresit, i mbeshtetur nga oborri mbreteror, mundesoi krijimin e nje hapesire me vila 1-2 kateshe dhe gjelberimin perkates. Parcelat me siperfaqe prej 400 dhe 500 meter katrore bliheshin nga tregtaret e rinj, ose funksionare te larte te shtetit zogist, te cilet kishin detyrimin te respektonin nje siperfaqe ndertimi qe nuk i kalonte 40 per qind te truallit te blere. Plazhi i Durresit mbeti me i preferuari edhe pas Luftes se Dyte Boterore. Ndersa ne veri te qytetit te Durresit ka ende shume zona pothuajse te virgjera dha kapacitete turistike te panumerta, te cilat presin te shfrytezohen. Plazhi i Currilave ndodhet vetem 1.5 km larg qendres se qytetit bregdetar. Ky plazh mjaft i njohur ne vitet '70-'80 te shekullit te kaluar per shkak te ndertimit te nje kompleksi ndertesash pushimi, tashme e ka humbur rendesine e tij. Megjithese rruga e sapondertuar e lidh ate me qendren e banuar, plazhi vazhdon te jete mjaft i ndotur dhe i lene pas dore. Familjet qe prej 16 vjetesh kane zene kabinat jane te vetmet qe popullojne kete hapesire, ne te cilen ndodhen edhe dy bar-restorante si dhe nje hotel i sapo perfunduar. Kohet e fundit, ne te dyja anet e rruges qe te con ne plazhin karakteristik te durrsakeve, kane filluar te ngrihen bare e restorante te shumte dhe vende-vende siperfaqja ka nisur te "zaptohet" nga pronaret e rinj. Ata kane marre kompensim ne kete perle te vertete te bregdetit shqiptar ne vitet 2003-2004, ndersa plazhi qe dikur ishte i te gjitheve tani ka nisur te parcelizohet ndermjet pronareve. Ndersa plazhi prane kodrave ne veri te Durresit, njihet si plazhi shkembor i Kallmit dhe per afro 40 vjet ka qene krejtesisht i bllokuar per qellime ushtarake. Deri ne periudhen e shpronesimeve masive, pothuajse e gjithe siperfaqja ne bregdetin e Kallmit ka qene ne pronesi private, ndersa pjesa e mbetur ka qene objekt i kompensimeve disa vite me pare. Tashme per mungese te infrastruktures rrugore pushuesit qe zgjedhin Kallmin jane te paket, por specialistet mendojne se kjo zone do te jete atraksioni kryesor per te ardhurit ne qytetin bregdetar. Perreth 6 km bregdeti gersheton reren e paster me shkembinjte prej zhavorresh, duke krijuar gjire te vegjel krejtesisht intime dhe te rrethuar nga gjelberimi i kodrave, qe arrijne deri ne lartesine 250 metra, por per te arritur atje ende nuk ka nje rruge te asfaltuar.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika