Durresi, qyteti i turizmit gjithevjetor
E Marte, 03 Qershor 2008
Kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, shpalos, permes nje interviste per "Koha Jone", vizionin e tij per perspektiven turistike te qytetit bregdetar. Duke insistuar per format alternative te turizmit, Dako synon ta shnderroje Durresin ne nje qender te turizmit gjithevjetor. "Kemi resurse te medha arkeologjike, historike e kulturore", thote Dako, i cili e konsideron nxitjen dhe promovimin e turizmit si nje nga prioritetet e institucionit qe ai drejton. Nder te tjera ai tregon se ne zonen tradicionale te plazhit te Currilave do te lejohen vetem ndertime te uleta dhe provizore.
Z. Dako, cfare vendi ze turizmi ne programin e bashkise?
Turizmi mbetet prioriteti i institucionit dhe promotori i zhvillimit ekonomik, ndaj meriton vemendjen e te gjitha paleve per te punuar sa me shume ne permiresimin e infrastruktures se ketij sektori kaq te rendesishem jo vetem per Durresin, por per te gjithe Shqiperine. Punen tone e lehteson bashkepunimi i ngushte me partneret tane qe jane operatoret turistike dhe te gjithe sektoret e tjere qe i sherbejne. Turizmi eshte nje industri me ndikim te rendesishem ne ekonomine e Durresit. Me mbi 700000 vizitore, ai gjeneron te ardhura dhe nga industri te tjera si agroindustria, transporti, ndertimi etj.
Cfare te rejash do te kete kete vit ne implementimin e politikave qe zhvillojne turizmin?
Kete sezon ne prezantojme nje infrastrukture te permiresuar ndjeshem, si dhe nje axhende te pasur me aktivitete te shumellojshme kulturore dhe artistike te niveleve kombetare e nderkombetare. Ne ofrojme vlerat kulturore e historike qe i bashkohen vlerave me te mira te mikpritjes te qytetarise durrsake. Ky realitet qe ofron qyteti yne eshte bere prezent ne perendim nepermjet agjencive te ndryshme turistike qe e kane futur Durresin ne programet e tyre si dhe ne itineraret e krocerave. Per here te pare bashkia ka akorduar ne buxhetin e saj kete vit nje fond prej 10 milione lekesh vetem per turizmin, ne menyre qe ky sektor te kete nje hov cilesor ne zhvillimin e tij.
Po per informimin dhe thithjen e turisteve?
Do te kete spote, fletepalosje dhe zyra informacioni ne sherbim te pushuesve dhe turisteve. Durresi hyn sot ne nje epoke te re te zhvillimit turistik. Gjate ketij sezoni, pushuesve vendas dhe atyre te huaj nuk u ofrojme vetem detin, por edhe kulturen dhe vlerat historike te nje prej qyteteve me antike te Ballkanit.
Cfare u ofron qyteti i Durresit pushuesve?
Durresi eshte zona me e rendesishme e vendit per turizmin masiv dhe ate elitar. Pervec turizmit te banjave diellore, Durresi ofron turizmin kulturor, per shkak te trashegimise historike dhe kulturore qe ka ky qytet. Krahas objekteve te shumta arkeologjike, qyteti i Durresit ofron dhe shume objekte te tjera historike dhe kulturore me rendesi per t'u vizituar.
C'po ndodh me ndertimet e reja ne zonen e Currilave?
Ato qe jane ne krahun e majte te rruges nga Aragosta deri ne Currila jane ndertime pa leje. Ketu dua te theksoj se te gjithe personat qe kane bere keto ndertime kane aplikuar per leje ndertimi dhe ne jemi duke i shqyrtuar ato, por nese do te miratohen, ato do te jene vetem leje ndertimi provizore. Nje ndertim pa leje eshte ne krahun e djathte te rruges, buze kodres dhe ai do te shembet nga inspektorati i policise ndertimore.