PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Plazhi i Durresit, turizmi masiv me gullash e fasule


E Marte, 03 Qershor 2008

Keti Jaupaj

Sezoni turistik ne plazhin e Durresit sapo ka trokitur. Nje pjese e njesive tregtare dhe te sherbimeve kane ngritur qepenat e mbyllura prej muajsh, ndersa punonjesit sezonale i jane perveshur punes per pastrimin e lokaleve, lyerjen dhe sistemimin e tavolinave, karrigeve e shezloneve per te pritur pushuesit. Rera e pluguar pret te ardhurit nga larg, ndersa ne pjesen me te madhe te hapesires jane ngritur cadrat dhe shezlonet. Ca te pakte qytetare te Durresit kane filluar plazhin me cadra qe marrin me vete, ndersa plazhet private ende kane cadra dhe shezlone te mbyllur. Ne nje simbioze te cuditshme, ne plazhin me te madh te vendit emrat e lokaleve jane nje pasqyrim i asaj perzierjeje te pushuesve jo vetem nga Shqiperia, por edhe Kosova e Maqedonia. Tabelat me emrat tipike shqiptare si "Lura", Dyrrah", "Tirona" apo "Kalaja e Dodes" kane perbri "Besa e Gostivarit", "Drenica", "Prizreni" apo "Gjakova". Nuk mungojne as emrat ekzotike si "Tropikal", "Palma" apo "Vivas", ndersa moda me e fundit qe po pushton plazhin duken emrat me origjine nga antikiteti grek. Disa nga pronaret e lokaleve kane preferuar emra si "Poseidon", "Zeus" apo "Kalipso", ndersa ne hyrje te plazhit te bie ne sy nje kale gjigant prej druri. Eshte ndertuar perpara lokalit te quajtur "Troja", brenda te cilit bien ne sy elemente tipike dekorative te mijera viteve me pare. Pertej emrave, frekuentuesit e pare te plazhit te Durresit shoqerohen me sy nga kamerieret pertej xhamave. Pronaret e restoranteve tregojne se ne pergjithesi vija e gjate bregdetare, qe fillon ne Durres e perfundon ne Spille te Kavajes, do te jete e karakterizuar nga dy lloje te ndryshme gatimesh. Keshtu ne pjesen e pare qe shtrihet nga sektori "Teuta" i plazhit te Durresit e deri ne "Iliria" do te mbizoterojne gatime tipike te kuzhines shqiptare, kosovare e maqedonase. Kjo pasi ne kete pjese te bregdetit perqendrohet i ashtuquajturi "turizem masiv", ku disa qindra mijera persona vijne te pushojne ne pak kilometra katrore. "Kemi marre masat per produkte te vecante si pleskavica te Sharrit, fasule, gullash e sidomos suxhuk Kosove", thone disa prej pronareve te lokaleve. Nderkohe nuk do te mungojne picerite dhe lokalet me kuzhine evropiane, por konsumi me i madh pritet ne lokalet me gjelle te lira. Pas sektorit "Iliria" shtrihet blloku i ndertesave rezidenciale qeveritare, e cila prej se paku pese dekadash perdoret nga udheheqja e vendit. Pertej Plepave, fillon i ashtuquajturi "turizem elitar". Hotelet luksoze te ndertuar mes pishave apo ullinjve ofrojne te tjera cmime dhe nje tjeter sherbim. Ndersa ne plazhin e Durresit cmimet per nje dhome variojne nga 10-15 euro per nje nate, ne zonen ku perfundon Durresi e fillon Kavaja nuk mund te prenotosh pa 20 euro per nje nate. Nderkohe kuzhina eshte kryesisht italiane, me piceri te shumta e restorante luksoze, ne te cilat kamerieret te shikojne shtrember nese porosit fasule me mish. Ketu pjata e dites eshte peshku i fresket apo frutat e detit, te cilat servilen me spageti, rizoto apo te zgares.

Plugohet rera ne 3,2 kilometra plazh

Per punonjesit e Bashkise se Durresit, pergatitjet e sezonit pothuajse kane perfunduar. Dy fadroma dhe 12 automjete te medha veteshkarkuese kane pastruar rreth 17 hektare me siperfaqe rere. Burime nga Ndermarrja e Sherbimeve Komunale ne plazh bejne te ditur se 90 punetore te kesaj ndermarrjeje brenda dy javeve te fundit kane larguar nga plazhi mbi 4 mije meter kub leshterike, si dhe kane niveluar reren ne te gjithe gjatesine prej 3,2 km nga muri lindor i portit detar deri ne sektorin "Iliria".

17,2 Hektare eshte siperfaqja e zones se reres ne plazhin e Durresit. Perpara viteve '90, ajo llogaritej ne rreth 20 hektare, por eshte zvogeluar ndjeshem pas fillimit te ndertimeve masive ne zonen nga Ura e Dajlanit deri ne sektorin "Iliria".

Dhomat ne hotele

ne plazhin e Durresit 8-15 euro/nate

ne plazhin e Golemit 15-30 euro/nate

ne qytetin e Durresit 2-3,5 mije leke/nate

ne plazhin e Gjirit te Lalezit 1,5-3 mije leke/nate

shtepi private ne plazhin e Durresit 1-2 mije leke/nate



restorantet

sallata 150-250 leke

antipasta 300-800 leke

spageti, rizoto 200-400 leke

peshk 350-800 leke

mish 400-600 leke

tave me fruta deti 450-550 leke

Dreka e plote

Nga 1200-1800 leke/person








Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika