PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Golemi, 50 milione leke investime per te pritur pushuesit


E Marte, 03 Qershor 2008

Kryetari i komunes Golem, Agron Agalliu, thote se komuna ka miratuar nga te ardhurat e veta qe ne fillim te vitit nje fond prej 50 milione lekesh. Nga ky fond, deri tani 9 milione leke jane perdorur per plugimin, frezimin dhe dezinfektimin e reres se bashku edhe me pastrimin e disa rrugeve te brendshme ne zonen turistike. Ne kete fond eshte parashikuar qe te mirembahet e gjithe vija bregdetare e zones turistike, pastrimi i saj, si dhe punime shtese, qe do te nevojiten per mirembajtjen e sistemit te ujit te pijshem. Ne kete drejtim, puna ka nisur me hapjen e disa rrugeve ne brendesi te zones turistike, me ane te te cilave synojme ajrosjen e zones dhe vendosjen e nje trafiku normal te mjeteve dhe njerezve, pasi vitin e kaluar ka pasur shume probleme ne kete drejtim. Paralelisht, administrata e komunes ka filluar te beje nje riparim te te gjitha rrugeve qe jane ne zonen turistike te Golemit, kryesisht me mbushjen e gropave. Me tej, ne bashkepunim me komisariatin e policise, eshte menduar qe te vendosen tabela me sinjalistiken e nevojshme, ne menyre qe te dihet se ne cfare rrugesh dhe cfare drejtimi do te qarkullojne makinat, dhe ne cfare rrugesh kalimtaret. Ne lidhje me marketingun, eshte parashikuar qe ne qender te komunes, ne Golem, te ndertohet nje zyre informacioni, e cila do te jete ne dobi te pushuesve dhe ne sherbim te pronareve te restoranteve dhe hoteleve te zones bregdetare.

Plazhet publike, si do te jene

Drejtoria e Urbanistikes prane komunes se Golemit do te percaktoje numrin e plazheve private per kete vit, siperfaqen qe do te jepet dhe vendet ku do te kete plazhe private. Nje kujdes i vecante, sipas kryetarit Agron Agalliu, do t'i kushtohet plazheve publike, pasi ka mjaft pushues qe nuk duan shezlone, por duan te shtrihen ne rere.




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika