PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Turizmi, forcohet ligji per licencat


E Marte, 03 Qershor 2008

Kushtet per marrjen e lejeve te aktivitete turistike do te shtrengohen, sipas nje ligji te ri, qe u diskutua dje ne Komisionin per Veprimtarite Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin. Specialiste te fushes, te pranishem ne kete takim, shpjeguan se amendamentet shtese te ketij projektligji, kane per qellim te rrisin masat ndaj shkeljeve qe jane bere ne zonat turistike te vendit, si dhe te orientojne me qarte zhvillimin ne te ardhmen te turizmit shqiptar. Ekspertet e turizmit u shprehen kunder tendences se licencimit te te gjitha aktiviteteve turistike. Disa prej tyre mund t`i lihen konkurrences, thane ata. Relatori i Komisionit per kete projektligj, deputeti Pilo Keri, u shpreh kunder ne parim me kete projektligj, ndersa operatoret e biznesit kerkuan kohe qe te njiheshin me te. Gjate diskutimit ne parim te projektligjit, deputetet e opozites shprehen bindjen se ne kete projektligj vihet re tendenca e perthithjes se kompetencave te pushtetit vendor nga ai qendror, ndersa deputetet e mazhorances u shprehen se amendamenti ne fjale do te frenoje shkeljet e bera ne zonat turistike. Sektori i turizmit po ze gjithnje e me shume peshe ne rritjen ekonomike te vendit. Per here te pare gjate 2007, turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa u perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte me rreth 1 miliard euro. Vlerat monetare qe u perfituan kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkt, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi. Sipas statistikave te 2007, prurjet nga turistet shenuan mbi 1 miliard euro. Mirepo, zhvillimi spontan i pambeshtetur me strategji te qarta dhe cilesi sherbimesh, nuk mund ta shnderroje turizmin ne nje mjet te qendrueshem per te garantuar ritme te larta rritjeje.

Mberrin sezoni turistik

Sezoni turistik eshte celur tashme ne te gjitha qytete bregdetare dhe flukset e para te turisteve kane nisur te frekuentojne plazhet. Me probleme ne infrastrukture dhe ne mjedis, pritet qe edhe kete vit fluksi i turisteve te vije ne rritje ne krahasim me nje vit me pare. Ministria e Turizmit po i jep prioritet turizmit kulturor dhe atij te aventures.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika