 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Shperthen" taksa e sheshte, plani 216%
E Marte, 03 Qershor 2008
Blerina Hoxha
Taksa e sheshte ben revolucion ne te ardhurat tatimore, por edhe tatimet e tjera kane rezultuar me tejkalim te planit, sipas te dhenave qe publikoi Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne fund te periudhes 5-mujore. Te ardhurat personale ose taksa e sheshte ne krahasim me vitin e kaluar eshte realizuar ne masen 216 per qind, ose 40 milione euro me shume se viti i kaluar. Rezultatet ne kete lloj tatimi i dedikohen kryesisht reformes qe u be vitin qe shkoi ne ligjin per te ardhurat personale, ku u perfshine ne tatim 10% edhe pagat e uleta. Burimet zyrtare nga tatimet njoftojne se, ky tatim gjithnje e me shume po luan nje rol te rendesishem ne realizimin e te ardhurave tatimore dhe po u afrohet parametrave te ketij lloj tatimi ne vendet e tjera me buxhete dhe te ardhura te konsoliduara. Kjo takse filloi te implementohej per here te pare ne 1994 nga Estonia, si nje alternative ndaj sistemit te komplikuar progresiv, qe shpeshhere eshte pare si nje dekurajues i investimeve ekonomike te nje vendi. Dhe realisht ekonomia estoniane filloi te lulezonte shume shpejt, megjithese nuk eshte e qarte nese ky ishte rezultat i takses se sheshte. Vende te tjera si Lituania dhe Letonia iu bashkengjiten vales se nisur nga estonianet. Me pas e aplikoi edhe Rusia, Serbia, Ukraina, Sllovakia, Gjeorgjia, Rumania dhe kete vit edhe fqinjet tane Mali i Zi e Maqedonia. Mes ketyre vendeve taksa e sheshte varion nga 12%-26%.
Per here te pare gjate kesaj dekade plani i tatimeve po tejkalohet, sidomos ne tatimet dhe taksat qe kane peshen kryesore te te ardhurave. Te ardhurat tatimore per pesemujorin e pare te vitit 2008 jane realizuar ne masen 123,7% per qind krahasuar me vitin 2007, ose 11.2 miliarde leke me shume se viti 2007. Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) ze peshen kryesore te te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Ne kete 5-mujor jane rritur te ardhurat bruto ne shumen rreth 2.5 miliarde leke me shume, ose ne masen 124.3%. Ndersa, rimbursimi faktik i paguar i pesemujorit te vitit 2008 shenoi 729 milione leke, dhe krahasuar me 5 mujorin e vitit 2007 eshte ne masen 287 milione leke me shume.
Gjate periudhes 5-mujore jane realizuar nje sere reformash ne tatime, te cilat kane te bejne me komunikimin e biznesin per pagesen e tatimeve dhe taksave. Keshtu, me ndihmen e Projektit te Sfides se Mijevjecarit (USAID) dhe te Ministrise se Financave eshte pergatitur ligji i administrimit te tatimeve dhe jane hartuar e miratuar disa akte nenligjore qe kane permiresuar ndjeshem administrimin tatimor. Ky ligj i miratuar tashme nga parlamenti shqiptar konsiderohet si kushtetuta e tatimeve. Nga ana tjeter, tatimpaguesit e TVSH-se nuk kane me nevoje te paraqiten ne deget e tatimeve per te paraqitur brenda dates 14 te cdo muaji librat e shitjeve dhe te blerjeve, sic ishte procedura e deritanishme. Eshte modernizuar sistemi i IT-se dhe jane reduktuar ndjeshem kontaktet e tatimpaguesve me administraten tatimore; si dhe eshte rikonceptuar dhe fuqizuar roli i kontrollit, investigimit dhe policise tatimore. Cdo vit, pesha e tatimeve ne te ardhurat e buxhetit te shtetit po vjen ne rritje, mirepo reforma ne administraten tatimore nuk kane ecur gjate ketyre viteve paralel me peshen qe ato kane marre ne te ardhurat e arkes se shtetit. Kete vit po shenohen tregues pozitiv ne kete drejtim.
Kreu i tatimeve ne proces gjyqesor
Ndonese ne proces gjyqesor dhe arrest shtepie per disa kohe, per shkak te akuzave per zhdukjen e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha, kreu i Tatimeve, Arben Sefgjini, ja ka dale mbane, duke e realizuar dhe tejkaluar planin. Qe kur ai erdhi ne krye te administrates tatimore, deri vjet problematike, shifrat tregojne per realizim dhe tejkalim te planit. Nderkohe qe procesi gjyqesor ndaj Sefgjinit vazhdon.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Tatimet, jo kontrolle per korrektet
- Ndertesat, taksat rriten 200%
- Banka Boterore trajnon biznesin per tenderat
- Tatimoret ne nje jave, 52 gjoba
- “Eagle Mobile” shtrin rrjetin ne te gjithe vendin, gati tarifat e reja
- Energjia, tre kompani ne gare me KESH-in
- Sezoni turistik, forcon vleren e lekut
- Te papunet, zyrtare 185 mije veta, por ka te padeklaruar
- Energjia, liberalizohet sektori i import-eksportit
- Sezoni turistik, forcon vleren e lekut
- Licencat ne nje zyre me 2008
- HEC i Ashtes, dy kompani ne gare
- Fullani, leksione ne gjimnaze
- Janar-maj, plani i doganave 105%
- Cmimi naftes, fitimi i ARMO-s rritet me 150 here
|
|