PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Festivali i Filmit "Giffoni" nis te pershkoje bregdetin shqiptar


E Hene, 02 Qershor 2008

Saranda eshte zgjedhur kete vit per te celur siparin e festivalit te vetem te filmit per femije dhe adoleshente ne Shqiperi. Dje, ne mjediset e bashkise se qytetit bregdetar nisi turneu i shfaqjes se filmave te cilet femijet kane mundesi t'i shohin, t'i vleresojne dhe me pas te nxjerrin filmin fitues. E keshtu, ajo qe dikur lindi si nje deshire per te sjelle kinemane e munguar te femijeve ne Shqiperi, tashme po kthehet ne nje tradite, qe po shtrihet nga vitit ne vit ne qytetet kryesore te vendit. "Giffoni Filmfestival Shqiperia" ka kapercyer kufijte e vet tashme. Nisi dje ne Sarande dhe do te vazhdoje ne te tjera qytete bregdetare. Itinerari kete vit eshte Sarande-Vlore-Pogradec-Durres-Lezhe. Nje gjetje kjo e autoreve per te bere pjesemarres jo vetem femijet e ketyre qyteteve por edhe t'i jape nje tjeter larmi qyteteve bregdetare gjate pikut te sezonit turistik. Ne Sarande, presidenti i festivalit, Namik Ajazi u shpreh: "Ka qene nje ide e kahershme e jona per te sjelle edhe ne Sarande "Giffoni Filmfestival Shqiperia". Ne kete start te tij Prolog Giffoni Albania do te jene pese filmat me te miret te realizuar ne dy vitet e fundit, qe do te vleresohen nga juria e femijeve. Ne qytetin e Sarandes do te jene 1000 femije qe do te shikojne filmat, do te diskutojne mbi ta". Giffoni Albania" ne bashkepunim me Qendren Kombetare Kinematografike ka hapur nje konkurs ku do te paraqesin projektet e tyre skenaristet ne kete gjini me tema nga me te prekshmet per femijet e adoleshentet, ku ne tetor do te perzgjidhet projekti me i mire per t'u realizuar. Kete vit ne jurine nderkombetare, ku marrin pjese 120 femije, per here te pare edhe Saranda do te kete perfaqesuesit e saj. Ne mbremje pati nje projeksion prane kinemase verore ne shetitoren e qytetit, ku u be edhe prezantimi per gjithe publikun e gjere. Ndersa projeksioni i filmave nis sot ne mengjes per te vijuar edhe neser.



FILMAT

Prolog Giffoni Albania, me 5 filma

Ne edicionin e katert marrin pjese keta filma: "Amici per la vita" (Miq per jete), prodhim nga Irlanda; "Fia, picolo maga" (Fia, magjistarja e vogel), prodhim norvegjez; "Misa dei lupi" (Misa e ujqerve), prodhuar ne Zvicer; "Effetti pericolisi" (Efekte te rrezikshme), bashkepunim Zvicer-Danimarke-Finlande; "Aiuti, sono un ragazzo..!" "Ndihme u bera djale...!) podhuar ne Gjermani.












Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika