PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ilir Metaj: Pastrim plazheve publike


E Hene, 02 Qershor 2008

Drejtori i turizmit ne bashkine e Vlores, Ilir Metaj, e ka cilesuar si nje fillim te mbare kete sezon turistik, ku vizitoret kane nisur te mbushin rruget dhe plazhet. Ai theksoi se tashme ka nisur puna per pastrimin e shume zonave ne bregdet nga ana e bashkise, e cila ka nderhyre ne disa plazhe publike, si ai tek Akademia e Marines, apo edhe tek plazhi i vjeter, i cili po i rikthehet identititetit. Sipas kreut te turizmit ne Vlore, qyteti kete vere do te kete nje performance mjaft te larte, si nga ana e infrastruktures, ashtu edhe ajo e aktiviteteve te shumta qe jane parashikuar te organizohen, me synimin per ta bere Vloren "mbretereshen e turizmit". Axhenda e aktiviteteve eshte gati, ku nuk mungojne koncerte te ndryshme ne sheshe te qytetit, apo edhe shfaqje teatrale, apo organizime per femije. Shume prej qytetareve te intervistuar kane evidentuar vlerat e qytetit te Vlores, i cili njihet jo vetem per bukurite natyrore, detin apo plazhin. Nderkohe qe nje numer punonjesish te ndermarrjes se sherbimeve publike, si dhe disa mjete per te mbledhur mbeturinat dhe per te pluguar reren ne plazhin e vjeter te Vlores, jane aktivizuar gjate ketyre diteve.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika